Farmaci

mar132020

AIFA: Italia do të testojë barin antiviral të promovuar nga Gilead Sciences

Italia është një ndër vendet që do të testojë antiviralin remdesivir për trajtimin e Covid-19 në dy studime të fazës 3 që do të përfshijnë qendrat me numrin më të madh të pacientëve në Itali. AIFA dhe Gileadi e bëjnë të ditur këtë, në një shënim ku shpjegojnë se Italia do të marrë pjesë në dy studimet e promovuara nga Gilead Sciences, për të vlerësuar efikasitetin dhe sigurinë e molekulës eksperimentale remdesivir te të rriturit e shtruar në spital, të diagnostikuar me Covid-19.

Studimet fillimisht do të kryhen në Spitalin "Sacco" në Milano, në Poliklinikën e Pavisë, Spitalin e Padovës, Spitalin Universitar të Parmës dhe Institutin Kombëtar të Sëmundjeve Infektive "Lazzaro Spallanzani". Në bashkëpunim me AIFA-n, po identifikohen për përfshirje në studime qendrat e tjera në rajone me incidencë të lartë të infeksionit coronavirus.

Remdesiviri nuk është aprovuar ende nga autoritetet rregullatore për përdorim terapeutik dhe është dhënë deri më tani për përdorim jashtë eksperimenteve klinike, për trajtimin urgjent të pacientëve me Covid-19 në kushte të rënda dhe pa alternativa të vlefshme terapeutike.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC