Farmaci

mar272020

Kontrollet ndaj farmacive. UFSH, letër ministres së Shëndetësisë

Në këto ditë, kur vendi po përballet me epideminë e Covid 19, nëpër farmaci po ushtrohen kontrolle për mosabuzime me çmimet e produkteve farmaceutike dhe përveç tyre, kryesisht të maskave, dezinfektantëve apo suplementeve, si vitamina C e të tjera.

Por, në kundërshtim me rregullat e përcaktuara nga OBSH-ja dhe autoritetet tona shëndetësore, grupet e kontrollit futen nëpër farmaci pa respektuar distancat, sikurse ndodh me qytetarët. Farmacistët janë ankuar për këtë pranë Urdhrit të Farmacistëve, çka e ka detyruar UFSH-në t'i drejtohet me një letër ministres së Shëndetësisë, zonjës Ogerta Manastirliu, e cila është edhe në krye të Task Forcës së ngritur për përballimin e epidemisë së Covid 19, në Shqipëri.


Letra

Bazuar në konstatimet e bëra nga Urdhri i Farmacistëve, si dhe në informacionet e ardhura nga disa farmacistë, dëshirojmë t'ju përcjellim një shqetësim serioz që ka të bëjë me thyerjen e rekomandimeve dhe rregullave të përcaktuara nga OBSH-ja, si dhe nga institucionet shëndetësore shqiptare, përsa iu përket masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Këto ditë, farmacitë po kontrollohen nga grupe kontrolli me shumë persona njëkohësisht, duke rrezikuar jo vetëm personelin farmacist, por edhe veten e tyre, si dhe qytetarët që marrin shërbim në farmaci.

Mbështesim çdo masë që ka të bëjë me parandalimin e abuzimeve të mundshme në këtë situatë, por zbatimi i rregullave të përcaktuara për parandalimin e përhapjes së Covid -19, duhet të jetë i njëjtë për të gjithë.

Siç ju kemi bërë me dije, farmacistët po shërbejnë në kushte aspak të favorshme, pa mjetet e duhura mbrojtëse, duke rrezikuar në çdo moment jo vetëm veten, por edhe familjarët e tyre, nga infektimi me Covid -19. Ndaj, lutemi që të merrni masat e duhura, të shmangen kontrollet me grupe të mëdha, të evitohet klima e presionit dhe intimidimit të padrejtë.

Ashtu si gjithë kolegët mjekë dhe infermierë, edhe farmacistët kanë nevojë për mirëkuptim, mbështetje dhe respekt.

Duke ju uruar punë të mbarë,


Diana TOMA

PRESIDENT

 

Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC