kor72020
Urdhri i Farmacistëve letër kryeministrit për ndryshimin e kritereve
Urdhri i Farmacistëve i është drejtuar me një letër ministrisë së Shëndetësisë dhe kryeministrit për të ndryshuar disa kritere mbi licencimin dhe regjistrimin e farmacive.
Nëpërmjet kësaj letre, ai kërkon që të rishikohen disa kritere, siç janë distanca nga njëra farmaci te tjetra, licenca që duhet ta japë Agjencia e Barnave pasi nuk mund të konsiderohet liberalizim tregu në rastin e farmacive të cilat lidhen me sigurinë e shërbimit shëndetësor.
Po kështu, Urdhri i Farmacistëve kërkon kufizim të numrit të farmacive që mund të ketë një person. Nga ana tjetër, duhet të rishikohet marzhi i tregtimit, duke bërë në këtë letër një analizë e detajuar për kostot që ka një farmaci.
Këtu mund të lexoni letrën e plotë.
Alma Demiraj