Farmaci

mar312020

Covid-19, vaksinat kandidate: pesë në fazën paraklinike dhe një në studimin e fazës 1

Kanë nisur në Itali testet paraklinike të pesë vaksinave kundër coronavirusit të ri, rezultatet e të cilave priten për në mes të majit, ndërsa testimet në njerëz mund të fillojnë në vjeshtë. Kjo u bë e ditur nga Luigi Aurisicchio, CEO i Takis, ndërmarrja bioteknike që do të kryejë testet.
Vaksinat janë marrë nga fragmente të materialit gjenetik të virusit dhe bazohen në zona të ndryshme të proteinës S (ose Spike = kthetër), të cilat SarsCoV2 i përdor për të sulmuar qelizat e sistemit respirator human dhe depërtimin brenda tyre.
Testet e autorizuara nga ministria e Shëndetësisë, do të bëhen te minjtë dhe parashikojnë një injeksion të parë dhe një përforcues. Rezultatet do të analizohen më pas nga Takis dhe Instituti "Spallanzani". "Ne do të zgjedhim atë që do të shfaqet më i fuqishëm në nxitjen e antitrupave anti-Covid 19", tha Aurisicchio.
Teknologjia e elektroporimit do të përdoret për të pesta vaksinat. Ajo konsiston në injeksionin në muskul, të ndjekur nga një impuls elektrik shumë i shkurtër i cili lehtëson hyrjen e vaksinës në qeliza dhe aktivizon sistemin imunitar.
 
Ndërkohë, Johnson & Johnson ka njoftuar shpalljen e një vaksine tjetër kandidate kundër Covid-19, për të cilën studimi klinik i fazës 1 mund të fillojë në shtator. Grupi ka përzgjedhur kandidaten më të mirë midis prototipave që rezultojnë nga hulumtimi për të cilin po punohet që nga janari i vitit 2020 dhe falë një partneriteti të ri me Autoritetin e Kërkimit dhe Zhvillimit të Avancuar të Biomjeksisë (BARDA), ka ndërmarrë objektivin e sigurimit në nivel global të më shumë se një miliard dozave.
Johnson & Johnson parashikon që lotet e para të vaksinës të jenë të disponueshme për t'u përdorur në muajt e parë të vitit 2021, një kornizë kohore e përshpejtuar dukshëm, në krahasim me procedurat tipike të zhvillimit, që kërkojnë një numër hapash hulumtimi, duke filluar nga 5 në 7 vjet, përpara se një kandidat të merret në konsideratë për miratim.

Ekipet kërkimore në bashkëpunim me Qendrën Mjekësore "Beth Israel Deaconess" e cila është pjesë e Shkollës Mjekësore të Harvardit, kanë ndërtuar dhe testuar disa vaksina duke përdorur teknologjinë AdVac® të Janssen's. Falë bashkëpunimeve me shkencëtarë nga institucione të ndryshme akademike, prototipet e vaksinave janë testuar për të identifikuar ato më premtuese në prodhimin e një përgjigjeje imune në testet paraklinike.

"Bota po përballet me një krizë urgjente të shëndetit publik", tha Alex Gorsky, president dhe shef ekzekutiv në Johnson & Johnson", dhe ne jemi të përkushtuar të bëjmë pjesën tonë për ta bërë një vaksinë Covid-19 të përballueshme për të gjithë dhe të disponueshme në mbarë botën sa më shpejt të jetë e mundur. Johnson & Johnson është pozicionuar mirë falë kombinimit të ekspertizës shkencore, kapacitetit operacional e forcës financiare dhe për këtë arsye është në gjendje të vërë në dispozicion të gjitha burimet e saj, në bashkëpunim me partnerët e tjerë, për të shpejtuar betejën kundër kësaj pandemie".

"Ne e vlerësojmë shumë besimin dhe mbështetjen e qeverisë amerikane në përpjekjet tona", shtoi Paul Stoffels, zëvendës president i Komitetit Ekzekutiv dhe shef shkencor në Johnson & Johnson. "Ekipi global Johnson & Johnson ka shtuar proceset e tij të kërkimit dhe zhvillimit në nivele të pashembullta dhe ekipet tona punojnë pa u lodhur së bashku me partnerin tonë shkencor BARDA dhe me autoritetet shëndetësore botërore. Jemi shumë të lumtur që kemi identifikuar një vaksinë kandidate midis prototipave të lindur nga hulumtimi për të cilin po punojmë që nga janari. Ne po ecim me shpejtësi drejt studimeve klinike njerëzore të fazës 1, të cilat do t'i kryejmë deri në shtator të vitit 2020 dhe, të mbështetur nga kapaciteti global i prodhimit që po e rritim paralelisht me këto prova klinike, presim që të kemi një vaksinë të gatshme urgjente në fillim të vitit 2021".
BARDA dhe Johnson & Johnson zgjeruan gjithashtu bashkëpunimin e tyre për të përshpejtuar punën aktuale të ekzaminimit të bazave të të dhënave molekulare antivirale, përfshirë molekulat nga kompani të tjera farmaceutike, për të përshpejtuar zbulimin e terapive të mundshme kundër Covid-19.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC