Farmaci

pri22020

Përditësim mbi trajtimet dhe vaksinat kundër COVID-19, që janë në zhvillim

Mbështetja e zhvillimit të shpejtë dhe aprovimit të trajtimeve efektive dhe të sigurta, si dhe e vaksinave kundër COVID-19 është përparësia kryesore aktuale e EMA-s për të ndihmuar në shpëtimin e jetës gjatë pandemisë. Gjatë javëve dhe muajve të fundit, agjencia është në bisedime me shumë zhvillues të barnave terapeutike dhe disa prej tyre janë në zhvillim e sipër. Sidoqoftë, në këtë pikë, në bazë të të dhënave paraprake të paraqitura në agjenci, asnjë medikament nuk ka demonstruar ende efikasitet në trajtimin e COVID-19.

Ekipi i angazhuar me COVID-19 në EMA është në kontakt me zhvilluesit e rreth 40 medikamenteve terapeutike. Ndër trajtimet e mundshme për COVID-19 për të cilët po zhvillohen eksperimente klinike për të vlerësuar sigurinë dhe efikasitetin e tyre kundër sëmundjes janë:

• remdesivir (në shqyrtim)
• lopinavir/ritonavir (aktualisht i autorizuar si medikament anti-HIV)
• klorokinë dhe hidroksilklorinë (aktualisht të autorizuara në nivele kombëtare si trajtime kundër malaries dhe disa sëmundjeve autoimune, siç është artriti reumatoid)
• interferonet sistemike dhe veçanërisht, interferoni beta (aktualisht i autorizuar për të trajtuar sëmundje të tilla si skleroza e shumëfishtë)
• antitrupat monoklonalë që veprojnë kundër përbërësve të sistemit imunitar

Agjencia gjithashtu është në bisedime me zhvilluesit e një duzine vaksinash të mundshme për COVID-19. Dy vaksina tashmë kanë hyrë në provat klinike të fazës I, të cilat janë provat e para të nevojshme dhe kryhen në vullnetarë të shëndetshëm.

Në përgjithësi, afatet kohore për zhvillimin e produkteve mjekësore janë të vështira për t'u parashikuar. Bazuar në informacionin aktualisht të disponueshëm dhe përvojën e kaluar me kornizat kohore të zhvillimit të vaksinave, EMA vlerëson se mund të duhet të paktën një vit përpara se një vaksinë kundër COVID-19 të jetë e gatshme për miratim dhe të jetë në dispozicion në sasi të mjaftueshme për të mundësuar përdorimin e gjerë.

 

Burimi: EMA


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC