pri22020
Covid-19 dhe sarilumabi. Programi i eksperimentimit klinik për rastet e rënda
Studimet klinike mbi efikasitetin te pacientët Covid-19 në gjendje të rëndë, të medikamentit kundër artritit reumatoid sarilumab janë shtrirë në Itali dhe në Bashkimin Evropian.
Studimi klinik, i kryer nga Sanofi dhe Regeneron Pharmaceuticals, Inc., në projektin "Kevzara/Covid-19", u aktivizua për herë të parë në mars në Shtetet e Bashkuara. Për të qenë të pranueshëm, pacientët duhet të kenë simptoma të rënda Covid-19 dhe të shtrohen në spital në një situatë "serioze ose kritike", ose të vuajnë nga sindroma e mosfunksionimit multi-organik. Pas marrjes së dozës së parë, pacientët do të monitorohen për afro 60 ditë, përveç rasteve të daljes më të shpejtë nga spitali apo të vdekjes. Tani, eksperimentimi do të nisë edhe në Itali, Spanjë, Gjermani dhe Francë. Janë përfshirë gjithashtu vende të tjera jashtë BE-së, Kanadaja e Rusia dhe numri i përgjithshëm i pacientëve që pritet të trajtohen do të jetë të paktën.
Studimi, i nevojshëm për të kuptuar potencialin e vërtetë të barit
Sipas një studimi paraprak, bari, i cili aktualisht është aprovuar në shumë vende për trajtimin e artritit reumatoid, mund të jetë në gjendje të ulë inflamacionin e rëndë në mushkëri të pacientëve me Covid-19, që janë të sëmurë rëndë ose kritikë. Rezultatet e para, me barna të ngjashme, treguan një reduktim të inflamacionit dhe nevojës për oksigjen shtesë.
George D. Yancopoulos, bashkëthemelues, president dhe drejtor shkencor i Regeneron, ndërmarrja bioteknologjike përgjegjëse për kryerjen e eksperimentimit klinik në SHBA, tha: "Me gjithë këtë zbulim inkurajues, mbetet thelbësore kryerja e një studimi të modeluar siç duhet për të kuptuar potencialin e vërtetë të sarilumabit dhe tani ne jemi duke e testuar atë përmes këtij programi të eksperimentimit klinik global".
Edhe Sanofi, në një njoftim për shtyp të publikuar disa ditë më parë, përmes John Reed, kreut të përgjithshëm për Kërkim dhe Zhvillim, është shprehur e kënaqur me projektin dhe tha se "këto studime do të japin të dhëna të rëndësishme për të përcaktuar nëse sarilumabi do të përmirësojë komplikacionet potencialisht vdekjeprurëse të Covid-19, duke kundërvepruar mbi inflamacionin e rëndë të mushkërive".
Reed shtoi gjithashtu se iu ishte "thellësisht mirënjohës" për bashkëpunimin e ngushtë autoriteteve shëndetësore, me qëllim inkurajimin e "këtij eksperimentimi klinik sa më shpejt të jetë e mundur". "Përveç këtij eksperimenti që synon të ndihmojë pacientët Covid-19, nënvizoi ai, ne vazhdojmë të punojmë për vaksinën dhe barnat e tjera të rëndësishme që mund të mbështesin pacientët e prekur nga kjo sëmundje".
Cristoforo Zervos