Farmaci

maj282020

Në fazë studimi, një vaksinë kundër viruseve të implikuara në zhvillimin e diabetit 1

Disa infeksione virale luajnë një rol kyç në autoimunitet, duke shkaktuar diabetin e tipit 1 dhe studiuesit e Institutit Karolinska në Suedi dhe të universiteteve në Jyväskylä dhe Tampere në Finlandë kanë zhvilluar një vaksinë antivirale që ofron mbrojtje kundër sëmundjes. "Diabeti i tipit 1, i njohur gjithashtu si diabeti i të miturve, prek rreth 50,000 suedezë dhe 50,000 finlandezë dhe ka shkaqe kryesisht të panjohura. Ekziston një përbërës gjenetik, por në zhvillimin e sëmundjes ndikojnë edhe faktorët mjedisorë, përfshirë infeksionet e shkaktuara nga një grup shumë i zakonshëm i enteroviruseve", shkruajnë autorët e studimit të sapobotuar në "Science Advances".

Nëngrupi viral në fjalë është familja Coxsackie B (CVB), e cila përfshin gjashtë shtame të afta të shkaktojnë si të ftohtin e zakonshëm, ashtu edhe infeksione më serioze, përfshirë miokarditin dhe meningjitin. "Vaksina që prodhuam është në gjendje të sigurojë mbrojtje nga të gjashta shtamet e njohura të CVB-së", shpjeguan studiuesit, të cilët e testuan atë në disa modele kafshësh, ku ajo ka treguar se mund t'i mbrojë minjtë e infektuar me CVB nga zhvillimi i diabetit të tipit 1, të shkaktuar nga virusi. Hapi tjetër ishte testimi i vaksinës në majmunët rezus, të cilët kanë gjenetikë shumë të ngjashme me gjenetikën njerëzore. Edhe në këtë model kafshësh, vaksina funksionoi, duke indikuar antitrupa anti-CVB që mbrojnë nga virusi. Kjo e ka shtyrë një kompani farmaceutike amerikane të ofrohet për ta vazhduar procesin e zhvillimit duke kryer studime klinike mbi subjektet njerëzore.

"Ne shpresojmë që vaksina të rezultojë e efektshme kundër infeksioneve nga CVB-ja, duke bërë të mundur administrimin e saj te fëmijët. Do të ishte mirë që vaksina jo vetëm të jetë në gjendje të parandalojë rastet e diabetit të tipit 1, të shkaktuar nga Coxsackievirusi, por edhe të mbrojë nga miokarditi, i cili mund të ketë zhvillim serioz dhe nga ftohja, që  i mban fëmijët dhe të rriturit larg shkollës dhe punës", përfundon bashkautori Malin Flodström-Tullberg, nga Departamenti i Mjekësisë në Institutin Karolinska.


Science Advances 2020. Doi: 10.1126/sciadv.aaz2433
https://advances.sciencemag.org/content/6/19/eaaz2433


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC