Farmaci

kor142020

Covid-19. Regeneroni në fazën 3, me koktejlin eksperimental të antitrupave

Regeneron Pharmaceuticals, Inc njoftoi disa ditë më parë fillimin e studimit të fazës 3 për koktejlin të tij eksperimental të barnave me antitrupa për parandalimin e infeksionit nga coronavirusi. Studimi, i pari në botë në një fazë të përparuar mbi një bar që ka në bazë antitrupat, do të bëhet në partneritet me Institutin Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, së bashku me qeverinë e Shteteve të Bashkuara dhe do të regjistrojë afërsisht 2000 pacientë nga 100 rajone të Shteteve të Bashkuara.

Studimi është pjesë e një financimi të rëndësishëm prej 450 milionë dollarësh nga Autoriteti i Kërkimit dhe Zhvillimit të Avancuar Biomjekësor (Barda) në kontekstin e Operacionit VVarp Speed. Regeneroni do të nisë gjithashtu një studim klinik të fazës 2/3 të quajtur Regn-Cov2, te pacientët e shtruar ose jo në spital me Covid, të cilët do të regjistrojnë afërsisht 3000 pacientë secili në 150 rajone në Shtetet e Bashkuara, Brazil, Meksikë dhe Kili. Të dy studimet do të vlerësojnë rezultatet parësore virologjike dhe klinike.
"Tridhjetë vitet e investimit të Regeneronit dhe strukturat tona të prodhimit në shkallë të gjerë, së bashku me kompetencën dhe pasionin e stafit tonë, kanë bërë të mundur që ta çojmë para programin Regn-Cov2 me shpejtësi të jashtëzakonshme, nënvizoi Leonard S. Schleifer, bashkëthemelues, president dhe CEO i Regeneronit. Kemi marrë vendimin për të filluar prodhimin në shkallë të gjerë, theksoi Schleifer, në mënyrë që ta vëmë produktin menjëherë në dispozicion, nëse studimet tona klinike do të kenë sukses dhe nëse do të jepet autorizim për përdorim urgjent. Kjo marrëveshje prodhimi dhe furnizimi me Bardën dhe Departamentin e Mbrojtjes mund të ndihmojë shpërndarjen e gjerë të Regn-Cov2, duke shpresuar se do të ndihmojë në ndryshimin e rrjedhës së kësaj pandemie ende në vazhdim".

Regn-Cov2 kombinon dy antitrupa që lidhen në dy pika të proteinës "kunj", e cila e dallon coronavirusin e ri. Studiuesit e Regeneronit thonë se të dhënat e tyre sugjerojnë fuqimisht përdorimin e terapisë së dyfishtë të antitrupave, dy antitrupa që do të lidhen me zona të dallueshme dhe nuk do t'i mbivendosen objektivit viral. Kjo mund të sigurojë fuqi optimale antivirale, duke minimizuar mundësitë e shpëtimit së virusit.

Në mënyrë të veçantë, shkencëtarët e Regeneronit mblodhën dhe vlerësuan mijëra antitrupa njerëzorë dhe nga minj të modifikuar gjenetikisht, më rezistentë ndaj Covid-19, duke zgjedhur më pas dy antitrupat më të fuqishëm dhe jo të kundërt mes tyre. Të dy antitrupat e Regn-Cov2 lidhen, pra, në mënyrë jo konkurruese dhe pa mbivendosje, duke ulur mundësitë që virusi të mund të ndryshojë, në mënyrë që të shmanget veprimi bllokues i një antitrupi të vetëm. Këto lloj barnash mund t'i ndihmojnë shumë sistemet globale shëndetësore derisa të gjendet një vaksinë e besueshme.


Cristoforo Zervos


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC