Farmaci

kor272020

Prasugreli me doza të reduktuara, ul rrezikun e gjakderdhjes te të moshuarit dhe tek ata me peshë të ulët

Sipas një studimi të botuar në "Annals of Internal Medicine", te pacientët e moshuar ose me peshë të ulët me sindromë koronare akute, administrimi i një doze të ulët të prasugrelit, shoqërohet me efikasitet antiishemik dhe mbrojtje nga rreziku i lartë për hemorragji.
"Te të moshuarit ose ata me peshë të ulët trupore, që vuajnë nga sindroma koronare akute, nuk njihen mirë efikasiteti dhe siguria e një doze të reduktuar të prasugrelit në krahasim me një dozë standarde të ticagrelorit. Për këtë arsye, ne kemi vlerësuar efektin e një doze prasugreli të përshtatur sipas moshës dhe peshës", thotë Maurizio Menichelli, nga Spitali "Fabrizio Spaziani" në Frosinone, autori kryesor i studimit.

Kërkuesit studiuan 3,997 pacientë me sindromë koronare akute, për të cilët ishte planifikuar menaxhimi invaziv, në 23 qendra në Gjermani dhe Itali. Pjesëmarrësit u përzgjodhën në mënyrë rastësore për të marrë ticagrelor me dozë standarde ose prasugrel në dozë të zvogëluar te të moshuarit ose pacientët me peshë të ulët dhe me dozë standarde nëse nuk ishin të moshuar ose me peshë të ulët. Treguesi i efikasitetit ishte një përzierje mes vdekjes, infarktit të miokardit ose iktusit, ndërsa endpointi i sigurisë ishte hemorragjia, të dyja të matura për 12 muaj.

Kështu, në grupin e pacientëve të moshuar ose me peshë të ulët, endpointi i efikasitetit është verifikuar në 12.7% të pacientëve që kanë marrë prasugrel dhe në 14.6% të atyre që janë caktuar të marrin ticagrelor. Në grupin e personave as të moshuar dhe as me peshë të ulët, endpointi i efikasitetit është verifikuar në 4.8% të pacientëve të caktuar për të marrë prasugrel dhe në 7.3% të atyre të caktuar për të marrë ticagrelor. Sa i përket sigurisë, është verifikuar një hemorragji e tipit 3 deri në 5 sipas Konsorciumit të Kërkimeve Akademike mbi Hemorragjinë në 8.1% të pacientëve që kanë marrë prasugrel dhe në 10.6% të atyre që kanë marrë ticagrelor, sa u përket pacientëve të moshuar ose me peshë të ulët dhe në 3.7% të pacientëve që kanë marrë prasugrel dhe në 3.8% të atyre që kanë marrë ticagrelor te pacientët jo të moshuar dhe jo me peshë të ulët. "Një dozë më e ulët e prasugrelit ka ruajtur efikasitetin antiishemik, duke e mbrojtur këtë popullatë pacientësh nga rreziku i tepërt për hemorragji", përfundojnë autorët.


Ann Int Med 2020. Doi: 10.7326/M20-1806
https://doi.org/10.7326/M20-1806


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC