Farmaci

gus32020

Coronavirus. SHBA-Rusi sfidë për vaksinat. Ja, të rejat e fundit

Nga Shtetet e Bashkuara në Rusi nguten lajmet si për hapat e rinj të hulumtimit, ashtu edhe në lidhje me marrëveshjet tregtare për prodhimin e sasive të jashtëzakonshme të dozave të vaksinave anti-Covid-19 që aktualisht pritet të shërbejnë për të mposhtur pandeminë. "Kujdes, ama, me nacionalizmat", paralajmërojnë ekspertët nga faqja e internetit e revistës "Science", "sepse vaksina duhet të jetë në dispozicion në të gjithë botën". Në studim janë gjithsej 164 kandidate për vaksina, sipas listës së përditësuar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë; nga këto, 25 po testohen te njerëzit dhe pesë prej tyre në një numër shumë të madh njerëzish, pasi që tani është arritur në fazën 3 të testeve, më të përparuarën. "E rëndësishme nuk është të arrijmë së parët, por të arrijmë herët", vëzhgoi presidenti i Farmindustria, Massimo Scaccabarozzi.

Të dhënat e publikuara deri më tani kërkojnë kujdes sepse ato ende kanë të bëjnë me fazat e hershme të testeve, si në rastin e vaksinës së lindur nga bashkëpunimi midis kompanisë amerikane Moderna me Institutin Kombëtar të Sëmundjeve Infektive të Shteteve të Bashkuara (NIAID). Rezultatet e publikuara në "New England Journal of Medicine" tregojnë se në fazën paraklinike, që është realizuar te kafshët, vaksina kandidate nxiti te makakët prodhimin e antitrupave neutralizues, pra, që parandalojnë bashkimin e virusit me qelizat, për t'i pushtuar ato. Është vërejtur gjithashtu edhe aftësia e vaksinës për të mbrojtur traktin respirator dhe për të shmangur dëmtimin e mushkërive. Ndërkohë, po mendohet për prodhimin dhe, mbi të gjitha, për të siguruar një sasi të mjaftueshme të dozave për popullsinë. Kështu, qeveria britanike ka nënshkruar me grupin farmaceutik francez Sanofi dhe grupin farmaceutik britanik GlaxoSmithKline (Gsk) për 60 milionë doza të vaksinës Covid-19. Për Britaninë, kjo është marrëveshja e katërt pas atyre me AstraZeneca, Valneva dhe Biontech/Pfizer, që i kanë dhënë mundësinë qeverisë britanike të sigurojë gjithsej 250 milionë doza.

Hapa të shpejtë përpara po bën edhe Rusia, ku vaksina mbi të cilën po punon Instituti Kombëtar i Kërkimeve Gamaleya është dërguar në Ministrinë e Shëndetësisë për vlerësimin e ekspertëve dhe regjistrimi i saj pritet të bëhet në periudhën 10-12 gusht, sipas raporteve të agjencisë ruse të lajmeve, Interfax. Burime të CNN besojnë se Rusia po synon të marrë miratimin e vaksinës më 10 gusht, në mënyrë që të jetë vendi i parë në botë që e ndërmori këtë hap, "pavarësisht, vuri në dukje CNN, shqetësimeve për sigurinë dhe efikasitetin e saj", duke marrë parasysh që vaksina kandidate duhet ta përfundojë fazën e dytë të provave klinike më 3 gusht dhe më pas të nisë fazën e tretë. Paralajmërimet e studiuesve, të botuara nga "Science", vihen përballë "nacionalizmit të vaksinave", të cilat mund të kërcënojnë shpërndarjen e tyre të barabartë dhe globale, veçanërisht në vendet ku mund të jenë më të nevojshme.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC