Farmaci

sht252020

Dita Botërore e Farmacistëve dhe transformimi i shëndetit global

Tashmë, prej dhjetë vjetësh, 25 shtatori festohet si Dita Botërore e Farmacistëve. Ka qenë këshilli i Federatës Ndërkombëtare të Farmacistëve (FIP) ai që në Turqi, në vitin 2009 e ka përcaktuar datën 25 Shtator si ditën e farmacistëve, në përkujtim të datës së krijimit të organizatës, në vitin 1912. FIP-i i inkurajon farmacistët që në këtë ditë të organizojnë aktivitete që favorizojnë dhe mbrojnë rolin e farmacistit në përmirësimin e shëndetit në çdo cep të botës.

Dita Botërore e Farmacistëve, ka për çdo vit temën e saj, e cila këtë herë është: "Transformimi i shëndetit global".

"Ne synojmë të tregojmë se si farmacistët kontribuojnë në një botë ku të gjithë përfitojnë nga qasja në barna dhe teknologji shëndetësore të sigurta, efektive, cilësore dhe të përballueshme, si dhe nga shërbimet e kujdesit farmaceutik", ka thënë presidenti i FIP-it, Dominique Jordan.

Tema e Ditës Botërore të Farmacistëve është një mundësi për të bërë me dije se si po e transformojnë farmacistët fushën e shëndetësisë përmes një sërë shërbimesh shëndetësore në komunitetet e tyre, përfshirë këshillimin për një jetë të shëndetshme, vaksinimin për të parandaluar sëmundjet dhe sigurinë që barnat të merren në mënyrë korrekte, duke administruar kështu mirë sëmundjet dhe duke përmirësuar cilësinë e jetës.
Kjo temë përfshin gjithashtu mënyrën se si shkencëtarët e fushës së farmaceutikës transformojnë dhe zgjasin jetën e njerëzve duke zhvilluar barna dhe vaksina të sigurta dhe efektive. Në frontin e arsimit, profesorët e fushës po i transformojnë rezultatet duke u siguruar që ka mjaft farmacistë dhe shkencëtarë të kualifikuar e kompetentë për të përmbushur nevojat në rritje të shoqërive tona.


Blerina Çizmja


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC