Farmaci

dhj222020

Covid-19. FDA-ja miraton edhe vaksinën Moderna. Tani, nxitohet drejt prodhimit

Agjencia Amerikane e Barnave ka aprovuar vaksinën Moderna, pas ndezjes së dritës jeshile për atë Pfizer. Së shpejti, drita jeshile do të ndizet edhe në vende të tjera të botës, përfshirë Agjencinë Evropiane EMA e cila duhet ta miratojë autorizimin në takimin e datës 6 janar. Të hënën tjetër, EMA duhet t'i ndezë dritën jeshile për vaksinën e Pfizerit. Ndërkohë, Zvicra i parapriu asaj duke e autorizuar vaksinën Pfizer dhe duke njoftuar se fushata e vaksinimit do të fillojë në ditët e ardhshme, me një ofertë falas dhe pa asnjë detyrim.

Të dyja kompanitë kanë javë të tëra që i kanë përshpejtuar proceset e tyre të prodhimit. "Ne mbetemi të përqendruar në fuqizimin e prodhimit për të ndihmuar në mbrojtjen e sa më shumë njerëzve të jetë e mundur nga kjo sëmundje e tmerrshme", tha Ste'phane Bancel, shefi ekzekutiv i Modernës, menjëherë pas vendimit të FDA-së. Autorizimi i Përdorimit Emergjent (EUA) të vaksinës Moderna kundër Covid-19 për shpërndarje, do të mbulojë përdorimin nga personat e moshës 18 vjeç e lart. Dorëzimi në qeverinë e SHBA-së do të fillojë menjëherë, tha kompania në një deklaratë. Ndërkohë, do të vazhdojnë të mblidhen më shumë të dhëna dhe kompania synon të paraqesë një kërkesë aplikimi për licencë biologjike, për të marrë një licencë të plotë në Shtetet e Bashkuara në vitin 2021.
"Jam krenar për atë që ka arritur ekipi Moderna, në bashkëpunim me partnerët tanë. Kemi qenë në gjendje, shtoi Banceli, për të krijuar dhe prodhuar vaksinën e Modernës kundër Covid-19 në 11 muaj, nga sekuenca e gjenomit tek autorizimi, duke përparuar në zhvillimin klinik me një studim të Fazës 1, Fazës 2 dhe Fazës 3 me 30,000 pjesëmarrës".

Ndërkohë, Kina do të fillojë administrimin e vaksinave Covid-19 në grupet kryesore në këtë periudhë dimër-pranverë, tha një zyrtar nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit (NHC) në Pekin. Në një fushatë vaksinimi me dy faza, vaksinat do të administrohen së pari në grupet prioritare, duke përfshirë ata që merren me trajtimin e produkteve të importuara nga zinxhiri i ftohtë dhe njerëzit që punojnë në sektorë të tillë si inspektimi i portit, aviacioni, transporti publik, tregu i mallrave të freskëta, mjekësia, trajtimi dhe kontrolli i sëmundjeve, tha Cui Gang, një zyrtar nga departamenti i kontrollit të sëmundjeve në NHC, në një konferencë shtypi. Programi i vaksinimit do të mbulojë gjithashtu ata që synojnë të punojnë ose studiojnë në vende dhe rajone me rreziqe mesatare ose të larta të ekspozimit ndaj virusit, shtoi Cui. Kjo do të ndihmojë në lehtësimin e presionit mbi Kinën, për të parandaluar dhe kontrolluar rastet e importuara Covid-19 dhe për të ulur rreziqet e shpërthimeve familjare të epidemisë, tha Cui.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC