Farmaci

shk52021

Dhimbja e mesit. Nga stili i jetesës, te barnat. Këshillat e farmacistit

Dhimbja e mesit është çrregullimi më i zakonshëm osteo-artikular dhe një nga shkaqet më të shpeshta pse i kërkohet ndihmë farmacistit. Lumbalgjia mekanike është dhimbja e shkaktuar nga një stres ose stimulim i lartë i strukturave muskulo-skeletore, ose dhimbja e shkaktuar nga trauma apo deformimi i një strukture anatomike. Mbi 95% e njerëzve raportojnë një shkak mekanik pas dhimbjes së tyre të mesit. Nëse fillimi është i papritur, mund të dyshohet se është shkaktuar nga tendosje, tërheqje muskulare dhe dëmtime të diskut. Dhimbja jo mekanike e shpinës (rreth 3% e rasteve) shpesh shkaktohet nga sëmundje sistemike, infeksione, inflamacion.

 

Përcaktoni shkaktarin

Dhimbja është simptoma më e zakonshme e lidhur me problemet e sistemit muskulo-skeletal. Është e rëndësishme që së pari të përcaktohen rrethanat që mund ta kenë shkaktuar atë, pastaj të hetohet karakteri i vetë dhimbjes, vendndodhja, rrezatimi dhe periodiciteti i saj. Duhet të përcaktohet vendndodhja e saktë e dhimbjes më të madhe të perceptuar, e cila nuk është domosdoshmërisht vendi i patologjisë. Lumbalgjia mund të ketë rrjedhë akute, subakute ose kronike.
- Flitet për lumbo-shiatalgji në prani të një rrezatimi të dhimbshëm nën gju, të dhimbjes së shpinës në prani të rrezatimit të dhimbshëm inguinal ose ombelikal. Për një inkuadrim fillestar klinik ndihmon shumë mbledhja e informacioneve anamnezike mbi dyshimet për patologji serioze (flamur i kuq) ose mbi faktorët bio-psiko-socialë (flamur i verdhë). Ndër flamurët e kuq janë: mosha e fillimit (20 vjet ose 55 vjet), aksidentet e fundit ose trauma të dhunshme, mpirje dhe humbje e ndjeshmërisë në gjymtyrë, përdorim i zgjatur i kortikosteroideve.

 

Trajtimi: Stili i jetesës, ushtrimet fizike dhe barnat FANS

Këshillojeni pacientin të shmangë pasivitetin. Sugjeroni ushtrime për të forcuar muskujt e barkut, përkuljen e shtyllës lumbo-sakrale dhe ushtrimet posturale, aty ku simptomat e lejojnë. Nxitni aktivitetin fizik me ushtrime të strukturuara dhe gjimnastikë. Terapia e rehabilitimit dhe terapia konjitive-e sjelljes indikohen në të gjitha udhëzimet. Kompresat e ngrohta mund të jenë një lehtësim për ata që vuajnë nga dhimbja e mesit për periudha të zgjatura.
Farmacisti ka disa kategori barnash për trajtimin e dhimbjeve të mesit. Për shkak të efikasitetit dhe profilit të tij të sigurisë, paracetamoli konsiderohet si bar i linjës së parë për dhimbje akute dhe kronike të mesit. Ka një efekt të mirë analgjezik dhe gjithashtu, mund të rekomandohet në rast të ndonjë sëmundjeje bashkëshoqëruese. Barnat antiinflamatore jo steroide (FANS), gjithashtu përdoren shpesh. Mund të jenë të dobishme edhe disa fitokomplekse (Harpagophytum procumbens, capsicum, shelgu i bardhë). Më në fund, ekzistojnë substancat rubefacente, të cilat lehtësojnë dhimbjen në muskuj falë efektit stimulues që shkakton inflamacion të lehtë të lëkurës. Më përfaqësuesi është Capsalcina.


Alessandra Margreth

(Shkëputur nga "Inquadramento clinico e gestione dei disturbi minori in farmacia", nën kujdesin e Corrado Giua Marassi, Botimet Edra)


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC