Farmaci

maj122021

Një analizë konfirmon që vareniklina nuk shton rrezikun e problemeve psikiatrike

Sipas një studimi të botuar në "Addiction", vareniklina, një bar që përdoret për të lënë duhanin, nuk shton rrezikun e problemeve psikiatrike. Vareniklina është shumë efektive për të ndihmuar në lënien e duhanit dhe funksionon kryesisht duke pakësuar dëshirën për cigare. Disa ekspertë, megjithatë, kanë ngritur shqetësime se mund të shkaktojë probleme psikiatrike të tilla si mendime vetëvrasëse, çrregullime të humorit dhe shtim të agresivitetit.

Për këtë arsye, Administrata e Ushqimit dhe Barnave e Shteteve të Bashkuara (FDA) dhe Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) kërkuan nga Pfizeri, prodhuesi i barit, të kryente një studim klinik shumë të madh për të vlerësuar sigurinë e tij. Rezultatet, të botuara në vitin 2016, treguan se nuk kishte ndonjë ndryshim statistikisht të rëndësishëm midis shkallës së ngjarjeve të padëshiruara psikiatrike te njerëzit që u është dhënë vareniklinë dhe tek ata që u ishte dhënë placebo joaktive. Ky zbulim, megjithatë, sipas Emma Beardit (Kolegji Universitar i Londrës) dhe ekipit të saj, nuk ishte një garanci e mjaftueshme që bari nuk do të shkaktonte ngjarje të padëshirueshme. Për të hetuar më tej çështjen, ekspertët përdorën analizën bajeziane për të vlerësuar drejtpërdrejt forcën e provave mbi lidhjen midis vareniklinës dhe problemeve psikiatrike.
Analiza tregoi qartë se vareniklina nuk shton rrezikun e këtij lloj problemi te njerëzit pa histori psikiatrike. Te njerëzit me histori psikiatrike, analiza tregoi se ndoshta bari nuk shkaktoi probleme psikiatrike, por siguria ishte më e ulët. Edhe në këtë rast, gjithsesi, duke ngushtuar fushën e kërkimit në probleme të rënda psikiatrike, kishte prova të forta të mungesës së efekteve negative të barit.
"Hija e problemeve psikiatrike ndoshta kushtoi mijëra jetë, sepse mjekët reshtën së përshkruari barin dhe shumë njerëz e ndalën marrjen e tij. Kjo analizë duhet të ofrojë siguri shtesë për duhanpirësit dhe mjekët, se është një medikament i sigurt dhe që shpëton jetë", përfundon Beardi.

 

Addiction 2021. Doi: 10.1111/add.15440
https://doi.org/10.1111/add.15440


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC