Farmaci

qer42021

Studimi: semaglutide, agonist Glp-1, efektiv në trajtimin e mbipeshës te të rriturit

Sapo është botuar studimi "STEP 1" mbi semaglutiden e administruar një herë në javë nën lëkurë për trajtimin e mbipeshës te të rriturit. "Janë rekrutuar 1961 subjekte jo-diabetike me BMI ≥ 30 kg/m2 (ose ≥ 27 kg/m2 tek individët me ≥ 1 patologji bashkëshoqëruese të lidhur me peshën)", referojnë Graziella Borzì, Fabrizia Pastore dhe Vincenzo De Geronimo (Komisioni i Barnave në Shoqatën e Mjekëve Endokrinologë, Itali).
"Pacientët, që iu nënshtruan modifikimeve të stilit të jetës, u përzgjodhën në mënyrë rastësore me një raport 1:2 në trajtimin javor me placebo ose semaglutide, në dozën fillestare prej 0.25 mg me rritje çdo 4 javë derisa të arrinte 2.4 mg në javën e 16-të). Trajtimi zgjati 68 javë", vazhdojnë ata. Gjatë periudhës së vëzhgimit, raportuan Borzì, Pastore dhe De Geronimo, pacientët e trajtuar me semaglutide arritën një rënie në peshë prej 14.9% krahasuar me 2.4% në grupin e placebos. "Në të dyja grupet", specifikojnë specialistët "është arritur një rënie në peshë, përkatësisht: a) ≥ 5%: 86,4% kundrejt 31,5%; b) ≥ 10%: 69.1% kundrejt 12%; c) ≥ 15%: 50.5% kundrejt 4.9%; d) mesatarja: 15.3 kg kundrejt 2.6 kg". Ngjarjet e padëshiruara të raportuara kryesisht gjatë trajtimit me semaglutide ishin të përzierat dhe diarreja (74% kundrejt 48% në grupin e placebos), por vetëm një përqindje e vogël e pacientëve e ndërprenë trajtimin për shkak të këtyre (4.5% kundrejt 0.8%).

"Ky studim konfirmon efektivitetin në rënien në peshë që ka dalë tashmë në studimet e mëparshme për barnat e klasës agoniste GLP-1 dhe shton një mjet të ri të rëndësishëm për trajtimin e mbipeshës", përfundojnë Borzì, Pastore dhe De Geronimo.

 

N Engl J Med 2021, 384: 989-1002. Doi: 10.1056/NEJMoa2032183.
https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/33567185/ 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC