Farmaci

kor132021

Artriti reumatoid. AIFA: indikacione të reja mbi përdorimin e tofacitinibit

Tofacitinibi, një medikament që përdoret te pacientët me artrit reumatoid, nxit një shtim të rrezikut për infarkte dhe tumore malinje. Këtë e ka theksuar Agjencia Italiane e Barnave (AIFA) në një komunikim.

Në një studim klinik të kryer me pacientë të moshës 50 vjeç e lart, me të paktën një faktor shtesë të rrezikut kardiovaskular, u vu re një incidencë e shtuar për infarkt me tofacitinib krahasuar me pacientët e trajtuar me një frenues TNF-alfa. Shtohet edhe incidenca e tumoreve malinje (duke përjashtuar kancerin e lëkurës jo melanomë), veçanërisht kanceri i mushkërive dhe limfoma. Tofacitinibi, shpjegon Aifa, "duhet të përdoret vetëm te pacientë mbi moshën 65 vjeç, duhanpirës ose ish-duhanpirës, me faktorë të tjerë të rrezikut kardiovaskular dhe faktorë të tjerë të rrezikut për tumore malinje vetëm nëse nuk ekzistojnë alternativa të përshtatshme terapeutike". Mjekët duhet të diskutojnë me pacientët për rreziqet që lidhen me përdorimin e këtij medikamenti, përfshirë infarktin e miokardit, kancerin e mushkërive dhe limfomën.

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC