Farmaci

kor302021

Dapagliflozina është efektive dhe e sigurt për të rriturit me sëmundje renale të përparuar

Frenuesi i bashkëtransportuesit të natrium-glukozës 2 (SGLT2) dapagliflozina, përmirëson funksionin renal, kardiovaskular, por edhe vdekshmërinë në pacientët me sëmundje renale të përparuar kronike (CKD) në mënyrë të ngjashme me atë të vërejtur në subjekte me funksion renal normal ose pak të komprometuar, përballë efekteve anësore të ngjashme me ato të vërejtura në grupin e placebos. Në mënyrë të përmbledhur, kjo ka dalë nga të dhënat e studimit DAPA-CKD, analizuar nga Glenn Chertow (Universiteti i Stanfordit) dhe kolegët e tij në Journal of the American Society of Nephrology (JASN).

Në studimin DAPA-CKD kanë marrë pjesë 4,304 pacientë, 624 (14%) prej të cilëve kishin CKD të fazës 4, me një shkallë filtrimi glomerular shumë të ulët (eGFR), që fillonte nga 25 ml/min/1.73 m2 në ditë në fillim të studimit. Pacientët u përzgjodhën në mënyrë rastësore për të marrë terapi ditore me frenues SGLT2 ose placebo. Dhe rezultatet flasin vetë: Mes pacientëve me insuficiencë renale kronike të fazës 4, ata të përzgjedhur për të marrë dapagliflozin përjetuan një ulje prej 27% të parametrit primar të efikasitetit (një përbërje e një rënieje të zgjatur dhe të madh të funksionit të veshkave, insuficiencë renale ose vdekje) dhe reduktim 29%, 17% dhe 32% në parametrat renalë, kardiovaskularë dhe të vdekshmërisë, respektivisht, në krahasim me grupin e përzgjedhur në mënyrë rastësore për të marrë placebo. Nga ana tjetër, përqindjet e efekteve anësore serioze të vërejtura në të dyja grupet janë të krahasueshme.

"Kjo analizë tregon se përfitimet e dapagliflozinës në pacientët me insuficiencë renale kronike të fazës 4 janë të ngjashme me ato në pacientët me insuficiencë renale të lehtë deri mesatare", thotë Chertow. Dhe ai përfundon: "Është interesante të vihet re se as dapagliflozina, as placeboja nuk u ndërprenë me uljen e eGFR-së edhe nën 15 ml/min/1.73 m2. Prandaj, bari, i zhvilluar fillimisht si antidiabetik oral, mund të jetë gjithashtu një mundësi e dobishme në pacientët me CKD pa diabet, duke përfshirë ata me CKD mesatare deri të avancuar".

 

JASN 2021. Doi: 10.1681/ASN.2021020167
https://doi.org/10.1681/ASN.2021020167 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC