Farmaci

gus62021

Vaksinat kundër Covidit dhe pilula kontraceptive. Gjinekologët: nuk ka arsye për ta ndalur. Rreziqet trombotike kanë natyrë të ndryshme

Nuk ka asnjë indikacion dhe as këshillë nga asnjë shoqatë mjekësore apo shkencore dhe ndonjë organ i shëndetit publik, mbi pezullimin e kontracepsionit hormonal te gratë që vaksinohen kundër Covid-19. Sqarimi vjen nga Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve Spitalorë Italianë (AOGOI) e cila ndërhyn kështu në debatin mbi rreziqet e komplikacioneve, duke sqaruar se këto janë komplikacione trombotike të një natyre të ndryshme.

 

Shqetësime te gratë që marrin kontraceptivë

Rastet e komplikacioneve tromboembolike që kanë prekur një numër shumë të kufizuar njerëzish nga disa milionë njerëz të vaksinuar me dy lloje vaksinash (Astrazeneca dhe J&J), shpjegon AOGOI në një shënim, "kanë shqetësuar gratë që marrin një kontraceptiv estrogjen-progestinik". Ekspertët e shoqatës shpjegojnë se "rreziku bazë i një komplikacioni tromboembolik në popullatën e përgjithshme femërore është 2 në 10,000 dhe bëhet rreth 5 në 10,000 te gratë që marrin pilulën estrogjen-progestinike, me një ndryshueshmëri të vogël bazuar në llojin e hormonit që ajo përmban. Pa dyshim që ky është një rrezik dukshëm më i ulët sesa ai që ndodh në shtatzëni (rreth 10 herë më shumë se pilula) dhe pas operacionit ose imobilizimit të një gjymtyre për thyerje, si dhe një sërë faktorësh të tjerë të rrezikut, përfshirë obezitetin dhe pirjen e duhanit".
Ata specifikojnë se "komplikacioni trombotik venoz, i lidhur specifikisht me përdorimin e estrogjen-progestinikëve, shpesh është i lidhur me faktorët e rrezikut shoqërues dhe të nënvlerësuar, prek gjymtyrët e poshtme dhe më rrallë mund të përfshijë mushkëritë". Këto janë ngjarje serioze, por sidoqoftë, të trajtueshme me barna antikoagulante. Sa i përket trombozës, e cila "duket se është e lidhur me disa vaksina kundër Covid 19, ajo prek sinuset venoze cerebrale dhe besohet të jetë një përgjigje imune jonormale kundër trombociteve, arsye për të cilën nuk mund të trajtohet me antikoagulantë të zakonshëm. Këto janë pra dy komplikacione trombotike, megjithëse të jashtëzakonshme dhe të një natyre krejtësisht të ndryshme. Për këtë arsye, asnjë shoqatë mjekësore apo shkencore dhe asnjë organ i shëndetit publik sot nuk rekomandon pezullimin e kontracepsionit hormonal te gratë që bëjnë vaksinën kundër Covid 19".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC