Farmaci

sht132021

Dermatiti atopik. Bashkimi Evropian aprovon trajtimin e ri

Komisioni Evropian ka aprovuar upadacitinibin, një medikament oral frenues selektiv dhe i kthyeshëm i JAK-ut, për trajtimin e të rriturve dhe adoleshentëve mbi 12-vjeç, me dermatit atopik të moderuar deri të rëndë, të cilët janë kandidatë për terapi sistemike. Këtë e ka bërë të ditur AbbVie. Miratimi evropian mbështetet nga rezultatet e njërit prej programeve më të mëdha të zhvillimit të Fazës 3 mbi dermatitin atopik, që përfshin mbi 2.500 të rritur dhe adoleshentë me sëmundje mesatare deri të rëndë dhe vlerësimin e upadacitinibit si monoterapi, apo në kombinim me kortikosteroidet lokale.

Bari demonstroi një përmirësim të shpejtë dhe të rëndësishëm në pastrimin e lëkurës dhe reduktim të kruajtjes. "Mjekëve, thekson Ketty Peris, presidente e SIDEMAST-it, Shoqatës Italiane të Mjekësisë, Kirurgjisë, Dermatologjisë Estetike dhe Sëmundjeve Seksualisht të Transmetueshme,  u nevojiten këto terapi novatore për të ndihmuar pacientët të trajtojnë dhe menaxhojnë më mirë një sëmundje komplekse dhe multifaktoriale si dermatiti atopik. "Ky është një medikament oral me shpejtësi të jashtëzakonshme veprimi si në kruajtje, ashtu edhe në lezionet kutane, shton Francesco Cusano, president i ADOI-t, Shoqatës së Dermatologëve në Spitalet Italiane. Me upadacitinibin, lehtësimi i kruajtjes arrihet tashmë disa ditë pas nisjes së trajtimit dhe rezultatet mbeten konstante me kalimin e kohës. Upadacitinibi është kandidat si një trajtim i aftë për të modifikuar pjesërisht ose plotësisht rrjedhën e dermatitit atopik përmes një mekanizmi të ri veprimi".

Ky është indikacioni i katërt i miratuar nga Bashkimi Evropian për upadacitinibin. Bari është i autorizuar për marketing në të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, përfshirë Islandën, Lihtenshtejnin, Norvegjinë dhe Irlandën e Veriut dhe është nën shqyrtim nga FDA-ja në SHBA.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC