tet292021
Alzheimeri. Një diuretik i zakonshëm mund të jetë i dobishëm për parandalim
Rezultatet e një studimi amerikan të botuar në Nature Aging sugjerojnë se një medikament diuretik i zakonshëm, bumetanide, mund të jetë efektiv në parandalimin e sëmundjes së Alzheimerit. Fillimisht, studiuesit kryen analiza laboratorike për të identifikuar molekulat tashmë në përdorim kundër Alzheimerit, praktikisht, barna që mund të "ripozicionohen".
Heterogjeniteti i dukshëm gjenetik, patologjik dhe klinik i sëmundjes së Alzheimerit paraqet sfida për zhvillimin tradicional të barnave. Ne kryem një kontroll kompjuterik të ripërdorimit të barnave që përdoren në trajtimin e sëmundjes së Alzheimerit të lidhur me apolipoproteinën E4 (APOE4)", thonë studiuesit. Mes barnave të identifikuara ishte edhe diuretiku bumetanid. Pas llojeve të ndryshme të studimeve laboratorike, autorët vlerësuan efektin e mundshëm të barit te njerëzit, pra, verifikuan nëse njerëzit që merrnin diuretik prekeshin më pak nga sëmundja e Alzheimerit. Për këtë, ata përdorën dy baza të të dhënave elektronike shëndetësore, në një numër të përgjithshëm prej mbi 5 milionë vetësh mbi 65 vjeç.
Kështu, analizat treguan se prevalenca e sëmundjes së Alzheimerit u reduktua nga 35% në 75% midis individëve që merrnin bumetanide. Do të nevojiten studime klinike për të thënë nëse ky medikament mund të përdoret kundër sëmundjes së Alzheimerit dhe për këtë arsye të ripozicionohet si një bar për këtë sëmundje. Megjithatë, duhet theksuar se bumetanidi është një bar i miratuar që po përdoret tashmë, një aspekt që do të thotë se koha e nevojshme për eksperimentim mund të jetë më e shkurtër.
Nature Aging 2021. Doi: 10.1038/s43587-021-00122-7.
https://doi.org/10.1038/s43587-021-00122-7