Farmaci

shk232022

Tumori ovarik. Një studim zbulon dy shënjestra të mundshme për kurimin

Nivelet e larta të shprehjes së dy proteinave, PGC-1á dhe PGC-1â, mund të bëhen objektiva terapeutikë për disa kancere ovarike. Këto janë rezultatet e një studimi të kryer në Institutin Kërkimor Farmakologjik Mario Negri IRCCS dhe të publikuar në revistën Cancer Research.
Të dhënat treguan se disa kancere ovarike kanë nivele të larta të këtyre dy proteinave që rregullojnë aktivitetin e mitokondrive, qendra e energjisë e qelizave. Kjo veçori i bën ato të ndjeshme ndaj një klase të re barnash, duke hapur kështu skenarë të rinj terapeutikë.

Kjo është një arritje e rëndësishme për zhvillimin e strategjive të reja terapeutike për një lloj kanceri që është ndër më të vështirët për t'u trajtuar. Në fakt, shkalla e mbijetesës për gratë me kancer ovarik është ende shumë e ulët dhe rëndohet nga zhvillimi i heshtur që çon në një diagnozë shpesh të vonuar, kur sëmundja është në një fazë të avancuar që tashmë ka shkaktuar metastaza.

"Vitet e fundit, shpjegojnë Carmen Ghilardi, autorja e parë e artikullit dhe MariaRosa Bani, drejtuese e laboratorit të terapisë së metastazave tumorale, është kuptuar se mitokondritë mund të jenë një objektiv i mundshëm terapeutik, ndaj tashmë po zhvillohen frenues të shumtë. Mitokondritë janë organelet e përfshira në frymëmarrjen qelizore dhe në veçanti në procesin e quajtur OXPHOS, i cili është thelbësor për prodhimin e energjisë. Studimi i kryer në qelizat e kultivuara dhe kafshët laboratorike me kancer ovarik, ka treguar se frenimi i OXPHOS-it nuk është njësoj efektiv për të gjitha tumoret. Në fakt, tumoret, progresi i të cilave vonohet nga trajtimi, janë kryesisht ato që karakterizohen nga nivele të larta të proteinave PGC-1á dhe PGC-1â, të cilat kanë funksionin e rregullimit të aktivitetit të mitokondrive.

Këto rezultate janë marrë në modelet tona paraklinike dhe për këtë arsye është e nevojshme të verifikohet nëse ato janë gjithashtu të transferueshme te pacientët. Po të ishte kështu, këta pacientë do të kishin mundësinë të përfitonin nga trajtimi me frenuesit OXPHOS dhe do të kishin një armë më shumë për të luftuar rritjen e tumorit.

Raffaella Giavazzi, koordinatore e studimit, nënvizon se si në fakt: "hulumtimi ka treguar se në kampionin e analizuar, rreth 25% e pacientëve janë të prekur nga kanceri ovarik me nivele të larta të proteinave PGC-1á dhe PGC-1â".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC