qer142022
Farmakovigjilenca. EMA rekomandon tërheqjen e medikamentit kundër obezitetit
Komiteti i Sigurisë në EMA (PRAC) ka rekomanduar të tërhiqen nga tregu i BE-së barnat kundër obezitetit që kanë në bazë amfepramone.
Rekomandimi është pasojë e një revizioni i cili zbuloi se masat për të kufizuar përdorimin e këtyre barnave për arsye sigurie nuk ishin mjaftueshëm efektive. U konstatua se medikamentet merren për një kohë më të gjatë se periudha maksimale e rekomanduar prej 3 muajsh, duke rritur potencialisht rrezikun e efekteve anësore serioze, siç janë: hipertensioni arterial pulmonar dhe varësia.
Pas këtij rekomandimi, Agjencia Italiane e Barnave ka deklaruar se, kjo masë nuk ka të bëjë me Italinë, pasi në këtë vend, prodhimi, importi, tregtimi, përshkrimi dhe shpërndarja e këtyre medikamenteve është i ndaluar. Në këtë vend evropian, këto medikamente janë futur në grupin e substancave që janë objekt abuzimi, pasi mund të krijojnë varësi.
Barnat përdoren gjithashtu te pacientët me histori të sëmundjeve kardiake ose çrregullimeve psikiatrike, duke rritur rrezikun e problemeve kardiake dhe psikiatrike. Përveç kësaj, ka dëshmi të përdorimit gjatë shtatzënisë, që përfshin rreziqe të mundshme për fëmijën e palindur, thuhet në faqen e AIFA-s.