Farmaci

gus302022

Barnat kundër hipertensionit. Nuk ka rendësi nëse merren në mëngjes apo në darkë. Ja, çfarë thonë mjekët

Barnat kundër hipertensionit mund të merren në çdo kohë të ditës pa ndryshuar rrjedhën klinike të pacientëve. Në këtë përfundim ka arritur studimi TIME i cili sapo ka përfunduar pas një ndjekje 5 vjeçare.

Studimi nuk tregoi asnjë ndryshim statistikisht domethënës ndërmjet njerëzve që merrnin barna kundër hipertensionit në mëngjes ose në darkë për asnjë nga endpointet e analizuar.

Studimi tregoi gjithashtu se dozimi në mbrëmje nuk ishte i dëmshëm për sa i përket rrëzimeve ose efekteve të tjera negative. Marrja e barit në mbrëmje mund të rezultojë në rritje të hipotensionit gjatë natës, gjë e cila mund të shkaktojë marramendje ose rënie nëse pacientët çohen për të përdorur tualetin gjatë natës.

"Megjithatë, rezultoi të kishte më shumë marramendje gjatë ditës dhe shkalla e frakturave dhe shtrimit në spital ishte e njëjtë për të dy grupet", thekson Tom MacDonald nga Universiteti Dundee.

Studimi TIME përzgjodhi në mënyrë rastësore 21,104 pacientë me hipertension të trajtuar, të cilët morën barnat e tyre kundër hipertensionit në mëngjes ose në darkë. Kohëzgjatja mesatare e ndjekjes së pacientëve ishte 5.2 vjet, por disa prej tyre u ndoqën për më shumë se 9 vjet.

Rezultatet tregojnë se kur merren barnat kundër hipertensionit në mëngjes, presioni i gjakut është më i lartë në mëngjes dhe më i ulët në darkë, ndërsa e kundërta ndodh me dozën e mbrëmjes. Diferenca e vërejtur, theksojnë autorët, është minimale, vetëm 1-2 mmHg, dhe kjo nuk përkthehet në ndonjë ndryshim të rëndësishëm në statusin klinik të pacientëve. 

"Pacientët mund t'i marrin barnat për presionin e gjakut në çdo kohë, kur është më e përshtatshme për ta, për sa kohë që i marrin ato çdo dite. Ndoshta është më mirë të vendoset një rutinë e marrjes së tabletave në të njëjtën orë çdo ditë sepse në këtë mënyrë pacienti ka më shumë gjasa të mbajë mend t'i marrë ato, por nuk ka rëndësi nëse është në mëngjes apo në darkë", përfundoi MacDonald. 

Autori kryesor i rishikimit të ISH, George Stergiou komentoi në mënyrë kritike mbi këtë këshillë: "Unë nuk jam shumë në favor të indikacionit që pacientët të bëjnë atë që duan. Shumica dërrmuese e studimeve tregojnë rezultate më të mira nëse mjekët i drejtojnë pacientët në marrjen e medikamenteve në mëngjes".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC