Farmaci

sht22022

Polipilula, që mund të ulë rreziqet dhe të shtojë respektimin e terapisë pas një infarkti

Një polipilulë që përmban tre përbërës aktivë, e zhvilluar nga studiuesit e Qendrës Kombëtare Kërkime Kardiovaskulare në Spanjë (CNIC), ka rezultuar të jetë efektive në parandalimin e ngjarjeve sekondare kardiovaskulare të padëshiruara te pacientët me insuficiencë kardiake, duke reduktuar vdekshmërinë e tyre kardiovaskulare me 33%. Këto janë rezultatet e një studimi të botuar së fundmi në New England Journal of Medicine. 

"Polipilula, e cila ka në përmbajtjen e saj aspirinë, ramipril dhe atorvastatin, redukton klinikisht ngjarjet e përsëritura kardiovaskulare te pacientët e shëruar nga një infarkt i mëparshëm falë aderimit më të mirë për shkak të thjeshtimit të terapisë", thotë autori kryesor i studimit Valentin Fuster, nga Spitali Mount Sinai dhe CNIC. Terapia standarde pas infarktit të miokardit përfshin një agjent antitrombocitar, një medikament për të kontrolluar presionin e gjakut dhe një medikament për uljen e lipideve. Edhe pse, më pak se 50% e pacientëve i përmbahen vazhdimisht regjimit të tyre të trajtimit.

Studiuesit kanë treguar se përshkrimi i kësaj polipilule përmirëson ndjeshëm respektimin e trajtimit dhe në këtë studim ata u përpoqën të përcaktonin nëse kjo sillte reduktimin e ngjarjeve kardiovaskulare. Polipilula e quajtur trinomia përmban: aspirinë (100 mg), ramipril (2.5, 5 ose 10 mg) dhe atorvastatin (20 ose 40 mg).

Studimi përfshiu 2,499 pacientë nga shtatë vende evropiane, të cilët kohët e fundit kishin pasur insuficiencë kardiake, të përzgjedhur në mënyrë rastësore për të marrë ose terapi standarde ose polipilulë. 

Ekspertët analizuan incidencën e katër ngjarjeve kryesore kardiovaskulare, përkatësisht vdekjes nga shkaqe kardiovaskulare, infarktit jo-fatal të miokardit, iktusit jo-fatal dhe nevojës për rivaskularizimin urgjent koronar, duke ndjekur pacientët mesatarisht për tre vjet. Analiza e të dhënave tregoi se pacientët që merrnin polipilulë kishin një rrezik 24% më të ulët të këtyre katër ngjarjeve krahasuar me ata që i merrnin tre barnat veç e veç.

Në mënyrë të veçante, rezultati kryesor i vdekshmërisë kardiovaskulare tregoi një ulje relative prej 33%. "Me thjeshtimin e trajtimit dhe përmirësimin e aderimit, kjo qasje ka potencialin të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të përsëritura kardiovaskulare dhe vdekshmerisë në shkallë globale", përfundon Fuster.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC