Farmaci

dhj162022

Trerapia me statina redukton rrezikun për hemorragji cerebrale

Njerëzit që marrin statina janë më pak të rrezikuar për të pësuar një iktus hemorragjik ose hemorragji cerebrale, sipas një studimi të botuar në Neurology.

"Është vërtetuar se statinat reduktojnë rrezikun për iktus të shkaktuar nga mpiksja e gjakut, por ekzistojnë të dhëna kontradiktore nëse ato rrisin apo ulin rrezikun për hemorragji cerebrale", shpjegon koordinatori i studimit David Gaist nga Universiteti i Danimarkës Jugore në Odense.

Studiuesit analizuan të dhënat nga 989 danezë, me moshë mesatare 76 vjeç, të cilët kishin pësuar hemorragji cerebrale në lobet e trurit, dhe i krahasuan këto të dhëna me ato të 39,500 individëve të cilët nuk kishin pësuar këtë lloj iktusi dhe ngjasonin me individët e studiuar në moshë, gjini dhe faktorë të tjerë.

Ata analizuan gjithashtu 1,175 njerëz me moshë mesatare 75 vjeç, të cilët kishin pësuar një hemorragji cerebrale në pjesë të tjera të trurit përveç lobeve (ganglionet bazale, talamusi, truri i vogël dhe trungu encefalik) dhe i krahasuan këto të dhëna me ato të 46,755 njerëzve që nuk kishin pësuar këtë lloj iktusi cerebral dhe gjithashtu ngjasonin me individët e studiuar në moshë, gjini dhe faktorë të tjerë. 

Nga të gjithë pjesëmarrësit, 6.8% e atyre që kishin pësuar një iktus kishin marrë statina për pesë ose më shumë vjet, krahasuar me 8.6% të atyre që nuk kishin pësuar një iktus cerebral.

Pas llogaritjes së faktorëve të tillë si: presioni i lartë i gjakut, diabeti dhe konsumimi i alkoolit, studiuesit zbuluan se njerëzit e trajtuar me statina kishin një rrezik 17% më të ulët për të pësuar iktus në zonat e trurit, përveç lobeve dhe një rrezik 16% më të ulët për të pësuar një iktus cerebral.

Përdorimi afatgjatë i statinave lidhet me një rrezik më të ulët për iktus në të dy zonat e trurit, kështu që njerëzit që kishin marrë statina për më shumë se pesë vjet kishin një rrezik 33% më të ulët për të pësuar një iktus cerebral.

"Studime të tilla duhet të kryhen në popullata të ndryshme, pasi në këtë studim ne kemi marrë parasysh vetëm danezët", përfundojnë autorët.

 

Neurology 2022. https://n.neurology.org/content/99/23?current-issue=y


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC