Farmaci

jan192023

Mungesa e barnave. Bashkimi Europian: Masa të reja për të siguruar furnizimin dhe aksesin

Bashkimi Europian bën të ditur se do të merren masa kundër mungesës së barnave, që është pasojë e rritjes së madhe të kërkesës për shkak të shtimit të infeksioneve respiratore dhe problemeve të riprodhimit. Qëllimi nuk është vetëm garantimi i rezervave, por edhe vendosja e çmimeve të qëndrueshme.

Sinjalizimi i fundit i mungesës ka pasur të bëjë me disa barna me bazë insuline, siç referohet nga Agjencia Italiane e Barnave.

Stella Kyriakides bën të njohura masat e reja

Detyrime më të rrepta për furnizimin me barna, njoftim më të hershëm për mungesat dhe tërheqjet dhe transparencë më e madhe për stoqet. Këto janë disa nga propozimet që do të vlerësohen në nivel europian gjatë rishikimit të legjislacionit farmaceutik të planifikuar në muajin mars, për të përmirësuar aksesin, disponueshmërinë dhe sigurinë e furnizimit me barna në BE. Këtë e bëri të ditur Komisionerja e BE-së për Shëndetësinë Stella Kyriakides në seancën e fundit plenare.

Mungesa e disa barnave, problem në rritje për shumë vende europiane

Komisionerja nënvizoi se shkaqet kryesore të identifikuara për mungesën e barnave, "janë rritja e kërkesës për shkak të shtimit të infeksioneve respiratore dhe kapacitetit të pamjaftueshëm prodhues. Pacientët e BE-së duhet të kenë gjithmonë akses ndaj barnave që u nevojiten me çmime të përballueshme". "Mungesa e disa medikamenteve, veçanërisht antibiotikëve dhe analgjezikëve për fëmijë, është një problem në rritje për shumë vende europiane. Duke qenë se ky është një problem global, ne jemi në kontakt të ngushtë me homologët tanë ndërkombëtarë dhe gjithashtu mbështesim shtetet anëtare dhe industrinë në këtë fushë", shpjegoi Kyriakides.

Barnat "janë të autorizuara në nivel kombëtar dhe autoritetet kompetente të shteteve anëtare po marrin masa lehtësuese. Së bashku me Agjencinë Europiane të Barnave, ne po bëjmë ç'është e mundur për të mbështetur dhe koordinuar shtetet anëtare dhe industrinë në adresimin e kësaj sfide". Komisionerja shpjegoi se po aplikohen "të gjitha fleksibilitetet rregullatore ekzistuese dhe bashkë me partnerët industrialë po kërkojnë mënyra për të rritur me shpejtësi prodhimin dhe për të parandaluar dhe zbutur mungesat. Nëse është e nevojshme, autoriteti HERA mund të ndërhyjë dhe të koordinojë burimet e përbashkëta në emër të shteteve anëtare, siç kemi bërë ne gjatë pandemisë Covid, si dhe të krijojë bashkëpunime midis aktorëve të industrisë për të ndihmuar rritjen e prodhimit".

Masa të reja për rishikimin e legjislacionit farmaceutik

Kyriakides njoftoi se në muajin mars ekzekutivi europian "do të propozojë masa legjislative dhe jo legjislative për të përmirësuar aksesin, disponueshmërinë dhe sigurinë e furnizimit me barna në BE".

"Qëllimi ynë mbetet të garantojmë qasjen ndaj barnave për të gjithë pacientët që kanë nevojë për to dhe të shmangim çdo shqetësim në tregun e barnave në BE. Propozimi për rishikimin e legjislacionit farmaceutik është planifikuar në muajin mars dhe do të përfshijë në mënyrë më të rreptë detyrimet e furnizimit, njoftimin më të hershëm për mungesat dhe tërheqjet dhe rritjen e transparencës mbi stoqet. Për të mbajtur nën kontroll furnizimet me barna për pacientët e BE-së, po miratohen masa të tjera jo legjislative", përfundoi komisionerja.

 

Burimi:
ANSA
Farmacist33.it


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC