Farmaci

mar312023

Sëmundjet autoimune. Këshillat e farmacistit për menaxhimin e simptomave

Të kryejnë aktivitet fizik të rregullt, të pushojnë mirë dhe mjaftueshëm, të reduktojnë stresin dhe të ndjekin një dietë specifike, janë disa nga këshillat që farmacistët i japin më shpesh pacientëve të prekur nga sëmundjet autoimune. Një artikull i botuar në "PharmacyTimes" ka shpjeguar disa nga strategjitë që mund t'i ndihmojnë këta pacientë për menaxhimin e simptomave. 

Sëmundjet autoimune dhe terapitë farmakologjike

Sistemi imunitar normalisht vepron në mënyrë harmonike për t'i mbajtur njerëzit të shëndetshëm. Megjithatë, edhe ky sistem kompleks mund edhe të gabojë. Kështu, sëmundjet autoimune ndodhin pikërisht atëherë kur sistemi imunitar sulmon trupin në mënyrë të gabuar, duke shkaktuar inflamacion dhe duke e dëmtuar atë. Sëmundjet autoimune ndryshojnë në zonat e prekura dhe në rrjedhën e sëmundjes, të cilat mund të jenë kronike ose të karakterizuara nga përkeqësime. Edhe pse, për trajtimin e këtyre sëmundjeve ekzistojnë medikamente të cilët shtypin aktivitetin e sistemit imunitar, edhe nëse këto medikamente, nga ana tjetër, dobësojnë sistemin mbrojtës të organizmit, gjë që shton rrezikun për t'u infektuar nga patogjenët e jashtëm. Përveç këtyre medikamenteve, antiinflamatorët steroidë dhe jo steroidë mund të jenë të dobishëm për të luftuar inflamacionin dhe për të lehtësuar dhimbjet.

Kontrolli i rregullt dhe vëmendje e veçantë ndaj stilit të jetesës

Objektivat kryesorë të trajtimeve janë minimizimi i dëmtimit dhe përparim më i ngadaltë i sëmundjes, ndaj është e rëndësishme të këshillohet pacienti për kontrolle të rregullta me specialistin, për të monitoruar ecurinë e sëmundjes dhe ndoshta për të modifikuar edhe planet e trajtimit. Edhe mënyra e jetesës mund t'i ndihmojë këta pacientë. Meqenëse, për shembull, sëmundjet autoimune mund të shkaktojnë inflamacion kronik, gjumi cilësor është thelbësor për të luftuar këtë efekt. Për këtë arsye, pacientët mund të këshillohen që të fikin pajisjet elektronike disa orë para se të flenë, si dhe të përpiqen të mbajnë një rutinë edhe në fundjavë. Më mirë, një ambient i errët dhe i qetë, duke iu përdorur edhe tapat e veshëve, nëse është e nevojshme. Nga ana tjetër, substancat si nikotina, alkooli dhe kafeina duhet të shmangen pasi mund të ulin cilësinë dhe sasinë e gjumit.

Aktiviteti fizik, reduktimi i stresit dhe dieta antiinflamatore

Një strategji tjetër që rekomandohet është të qënduarit fizikisht aktiv. Ndërsa disa simptoma të sëmundjeve autoimune përfshijnë lodhjen dhe dhimbjen ose ngurtësimin e kyçeve, ushtrimet e rregullta fizike mund të ndihmojnë në ruajtjen e gamës së lëvizjes, përmirësimin e fleksibilitetit dhe reduktimin e lodhjes. Megjithatë, ndërsa përfitimet e mundshme janë të rëndësishme, ushtrimet duhet të shmangen gjatë përkeqësimeve dhe duhet të përshtaten me kapacitetin funksional dhe sëmundjen specifike autoimune. Është gjithashtu e rëndësishme të reduktohet stresi, i cili mund të ketë një efekt negativ në trup dhe të shkaktojë përkeqësime të sëmundjeve autoimune. Për ta bërë këtë, mund të praktikohen të ndryshme teknika relaksimi. Së fundi, ndjekja e një diete antiinflamatore mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të reduktuar ndikimin e sëmundjeve autoimune në organizëm. Në përgjithësi, këto lloje dietash kërkojnë marrjen e kalorive nga produkte jo shtazore si vaji i ullirit, drithërat dhe perimet me gjethe jeshile dhe mishi në sasi më të vogla. Nga ana tjetër duhen shmangur ushqimet e skuqura, mishrat e përpunuar dhe sheqernat, të cilat mund të përkeqësojnë gjendjen inflamatore.

 

Sabina Mastrangelo

Burimi:

How to manage the symptoms of autoimmune disease
https://www.pharmacytimes.com/view/how-to-manage-the-symptoms-of-autoimmune-disease


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC