pri42023
Depresioni. Ndikimi i mikrobiomës dhe shtamet e lidhura me simptomat
Një shumëllojshmëri mikroorganizmash, si bakteret dhe viruset jetojnë brenda trupit të njeriut, duke ndërtuar kështu mikrobiomën, e cila nëpërmjet prodhimit të lëndëve ushqyese thelbësore dhe mbrojtjes kundër patogjenëve, është e nevojshme për funksionimin fizik optimal. Ndryshimet e mikrobiomës shtojnë rrezikun për shumë sëmundje, përfshirë edhe ato cerebrale.
Rezultatet e studimit më të madh të kryer për mikrobiomën dhe trurin, në të cilin kanë marrë pjesë 3,211 individë, kanë nxjerrë në pah një marrëdhënie të re midis përbërjes së mikrobiomës dhe depresionit.
Shtamet mikrobike përgjegjëse për simptomat e depresionit
Një mikrobiomë që përmban baktere më pak të larmishme, ose me speciet bakteriale të nënpërfaqësuara, është treguar se lidhet ngushtë me depresionin. Kjo lidhje është po aq e fortë sa faktorët njohur të rrezikut për zhvillimin e depresionit, si duhanpirja, përdorimi i alkoolit, mungesa e stërvitjes dhe mbipesha. Në veçanti, është identifikuar lidhja e simptomave të depresionit me disa taksa mikrobialë, duke përfshirë: Eggerthella, Subdoligranulum, Coprococcus, Sellimonas, Lachnoclostridium, Hungatella, Ruminococcaceae, Lachnospiraceae, Eubacterium ventriosum dhe Ruminococcae dhe familjen Ruminococcae.
Bakteret, substancat e implikuara dhe depresioni
Në artikullin e dytë të botuar në "Nature Communications" janë krahasuar të dhënat e studimit Helius dhe studimit Erg, duke konfirmuar një lidhje të qëndrueshme midis grupeve të baktereve dhe shfaqjes së depresionit. Këto grupe, në fakt, prodhojnë substanca të tilla si glutamat, butirate, serotonin dhe acid gama amino-butirik, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e depresionit.
Nevojiten kërkime te tjera për trajtime të reja të mundshme
"Tani që ne e dimë se cilat prej ndryshimeve të mikrobiomës ndikojnë në zhvillimin e depresionit, mund të themi se janë hapur mundësi të reja për trajtimin dhe parandalimin e tij në studimet e ardhshme, të tilla si përdorimi i probiotikëve, prebiotikëve, sinbiotikëve, transplantimi i mikrobiotës fekale dhe ndryshimet në stilin e jetës dhe në dietat e ndjekura", thotë Anja Lok, psikiatre dhe studiuese në Departamentin e Psikiatrisë në UMC Amsterdam.
Paolo Levantino
Farmacist klinik dhe gazetar shkencor
Burimi:
Nature Communications volume 13, Article number: 7129 Nature Communications volume 13, Article number: 7128