Farmaci

kor242023

Medikamenti kundër obezitetit që ndihmon për të rënë në peshë

Të rriturit obezë që u trajtuan me një injeksion retatrutide në një dozë prej 12 mg në javë, humbën mesatarisht 24.2% të peshës së tyre trupore pas 48 javësh trajtim në krahasim me ata që u trajtuan me placebo, sipas të dhënave të një studimi të Fazës 2 të publikuar në "New England Journal of Medicine".

"Asnjë medikament kundër obezitetit nuk ka dhënë të tilla rezultate më parë në një studim me ndjekje për më pak se 1 vit", tregon autorja kryesore e studimit Ania Jastreboff nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin Yale.

Pjesëmarrësit u përzgjodhën në mënyrë rastësore për të marrë 1 mg, 4 mg, 8 mg ose 12 mg retatrutide ose placebo një herë në javë për 48 javë me rradhë. Endpointi kryesor ishte ndryshimi në përqindje i peshës trupore nga fillimi i studimit deri pas 24 javësh. Endpointi dytësor përfshinte ndryshimin në përqindje të peshës trupore nga fillimi deri pas 48 javësh dhe rënien në peshë prej të paktën 5, 10 ose 15%.

Rezultatet? Gjatë 24 javësh ndjekje, përqindja mesatare e reduktimit të peshës trupore me retatrutide ishte 7.2% për grupin 1 mg, 12.9% për grupin 4 mg, 17.3% për grupin 8 mg dhe 17.5% për grupin 12 mg, krahasuar me 1.6% për grupin placebo. Në javën e 48-të, rënia në peshë ishte 8.7% për grupin 1 mg, 17.1% për grupin 4 mg, 22.8% për grupin 8 mg dhe 24.2% për grupin 12 mg, krahasuar me 2.1% për grupin placebo. "Me fjalë të tjera, në mesin e atyre që morën dozën 12 mg, reduktimet e peshës prej të paktën 5, 10 dhe 15% u vunë re pas 48 javësh për respektivisht 100%, 93% dhe 83% të pjesëmarrësve", tha Jastreboff, duke vënë në dukje se pjesëmarrësit po vazhdonin të binin në peshë edhe pas 48 javësh kur studimi mbaroi.

Jo vetëm kaq, pacientët e trajtuar me 12 mg retatrutide gjithashtu pësuan një ulje mesatare prej 40% të niveleve të triglicerideve dhe një ulje mesatare prej 22% të kolesterolit LDL në javën 48, si dhe ulje të HbA1c dhe presionit të gjakut. Efektet anësore më të zakonshme të raportuara nga grupi i retatrutide ishin ato gastrointestinale të lidhura me dozën, me ashpërsi kryesisht të lehtë deri në mesatare, të cilat u zbutën pjesërisht me një dozë fillestare më të ulët, si 2 mg kundrejt 4 mg.

"Në fund të studimit ne vumë re edhe një rritje të varur nga doza për sa i përket rrahjeve të zemrës për disa pjesëmarrës, që arritën kulmin në 24 javët e para të studimit dhe më filluan të uleshin", përfundojnë autorët.

 

NEJM 2023. Doi: 10.1056/NEJMoa2301972
http://doi.org/10.1056/NEJMoa2301972


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC