Farmaci

gus172023

Hepatiti C. Pavarësisht efektivitetit të barnave, kontrollet duhet të vazhdojnë

Antiviralët e rinj kanë revolucionarizuar trajtimin e hepatitit C duke bërë të mundur rikuperimin e pothuajse të gjithë pacientëve të trajtuar. Edhe pse për pacientet e prekur nga hepatiti probabiliteti për të vdekur disa vite pas shërimit është pothuajse tre herë më i lartë krahasuar me popullsinë e përgjithshme. Këto janë rezultatet e një studimi ndërkombëtar të publikuar në "British Medical Journal" në të cilin theksohet se sistemet shëndetësore duhet të vazhdojnë t'i ndjekin këta pacientë edhe me kalimin e kohës.

Para ardhjes së barnave të reja të hepatitit C, "trajtimi ishte i gjatë, i lodhshëm dhe joefektiv", shpjegojnë studiuesit. "Regjimet antivirale me veprim të drejtpërdrejtë pa interferon janë të shkurtra, të tolerueshme dhe çojnë në një trajtim virologjik në më shumë se 95% të pacientëve. Në këtë mënyrë numri i pacientëve të trajtuar me sukses për HCV-në është rritur në mënyrë dramatike".

Studiuesit analizuan rreth 22,000 pacientë të trajtuar për hepatitin C në Kanada, Skoci dhe Angli gjatë periudhës 2014-2019, dhe arritën në përfundimin se pavarësisht trajtimit të suksesshëm, rreziku i vdekjes ishte 3-14 herë më i lartë krahasuar me popullatën e përgjithshme, në varësi të gjendjes së shëndetit të mëlçisë në kohën e trajtimit. Në veçanti, për ata që nuk kishin dëmtim të rëndë të mëlçisë në kohën e trajtimit, shkaku kryesor i vdekjes ishin ndërlikimet e lidhura me barnat, ndërsa për ata me cirrozë ose insuficiencë hepatike, shkaku kryesor i vdekjes ishin sëmundjet hepatike, si kanceri i mëlçisë.

Për studiuesit, këto gjetje "theksojnë rëndësinë e krijimit të rrugëve të fuqishme të ndjekjes pas trajtimit të suksesshëm të HCV-së". Për shembull, shtojnë ata, pacientët me cirrozë "do të kishin benenfite nga mbikëqyrja për kancerin e mëlçisë", pacientët e tjerë "kanë nevojë për më shumë mbështetje për të reduktuar abuzimin me drogën dhe alkoolin".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC