Farmaci

sht152023

Frenuesit e rimarrjes së serotoninës përmirësojnë shëndetin mendor pas lindjes

Trajtimi me frenues selektiv të rimarrjes së serotoninës (SSRI) pas lindjes redukton rrezikun për zhvillimin e problemeve të shëndetit mendor të nënës ndër të cilët: depresioni post partum dhe sjelljet e fëmijës gjatë fëmijërisë së hershme. Këto janë raportimet e një studimi të publikuar në "JAMA Network Open" të koordinuar nga Chaoyu Liu (King's College në Londër).

"Edhe pse SSRI-të rekomandohen për trajtimin e depresionit post partum, provat në lidhje me rezultatet afatgjata për nënën dhe foshnjat pas trajtimit me këto medikamente vazhdojnë të jenë të pakëta", thonë autorët. Nisur nga kjo, studiuesit përdorën të dhëna gjatësore nga Norwegian Mother, Father and Child Cohort Study, duke rekrutuar gra në javët 17-18 të shtatzënisë nga viti 1999 deri në 2008, të cilat u ndoqën në mënyrë prospektive pas lindjes. Rezultatet materne përfshinin simptomatologji depresive të vetëraportuar dhe kënaqësitë e marrëdhënieve nga lindja deri në vitin e pestë pas saj. Rezultatet e marra në konsideratë për fëmijët përfshinin: sindromën e deficitit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit (ADHD) dhe zhvillimin motorik dhe gjuhësor në moshën një vjeç e gjysmë, tre dhe pesë vjeç. Nga një total prej 61.081 çiftesh nënë-fëmijë, 8.671 (14.2%) plotësuan kriteret për diagnozën e depresionit post partum dhe 177 (2.0%) nga këto u trajtuan me SSRI pas lindjes. Simptomatologjia më e rëndë e depresionit pas lindjes u shoqërua me një sërë rezultatesh negative të nënës dhe foshnjës.

Analizat e fokusuara vetëm në çiftet që zhvilluan depresion pas lindjes treguan se trajtimi me SSRI pas lindjes zbuti lidhjet negative midis depresionit post partum dhe kënaqësisë së marrëdhënieve së nënës në muajin 6 pas lindjes, në vitet 1,5 dhe 3, dhe për fëmijët me ADHD në moshën 5 vjeçare. Trajtimi me SSRI pas lindjes zbuti lidhjet negative midis depresionit pas lindjes dhe depresionit matern, kënaqësive të marrëdhënieve me partnerin, problemeve të zhvillimit të fëmijës dhe sindromës së deficitit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit deri në pesë vjet pas lindjes.

"Këto gjetje sugjerojnë se trajtimi me SSRI pas lindjes mund të ofrojë përfitime afatgjata për gratë me depresion pas lindjes dhe foshnjat e tyre", përfundojnë autorët.


JAMA Network Open 2023. Doi: 10.1001/jamanetworkopen.2023.31270
http://doi.org/10.1001/jamanetworkopen.2023.31270


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC