Farmaci

mar12024

Acidi laktik. Profili dhe veprimi

Acidi laktik është produkt i metabolizmit anaerobik. Pra, bëhet fjalë për një përbërje toksike për qelizat, që shkakton lodhje muskulore duke u grumbulluar në rrymën hematike. Acidi prodhohet gjatë ushtrimit fizik. Trajtimi homeopatik, Lacticum Acidum, përgatitet duke e fuqizuar acidin laktik sipas metodës homeopatike.

Udhëzimet kryesore të përdorimit
Acidi laktik ka një rreze të gjerë veprimi, duke prekur pothuajse të gjitha sistemet e trupit. Tipari që i përshtatet më shumë acidit laktik është ai i grave anemike dhe të zbehta.
Ai shpesh përshkruhet në rast dispepsie, të përzierash në mëngjes dhe në rast të vjellash. Kur intoleranca ndaj qumështit shfaqet në formën e dispepisë, acidi laktik përmirëson simptomatologjinë. Të përzierat që mbulon ky trajtim, janë ato të mëngjesit, të cilat përkeqësojnë zgjimin, përpara ngritjes nga shtrati. Këto lloje të përzierash lehtësohen duke ngrënë ushqim.
Ai përdoret për djegie, gromësima të nxehta nga stomaku në fyt dhe shkaktojnë sekretim të shtuar të mukusit të fortë.
Gjithashtu, ai përshkruhet për dhimbje gjoksi me gjëndra të fryra, për dridhje gjatë ecjes si pasojë e kyçeve të dobëta dhe të dhimbshme, për probleme të kordave vokale dhe për urinim të tepërt. Bari vepron edhe në shumë sëmundje të tjera, të tilla si diabeti dhe reumatizma.

Simptomat dhe mënyra e reagimit
Përmirësohet: duke ngrënë ushqim (gromësima)
Përkeqësohet: duke tymosur (djegie fyti)

Acidi laktik shkakton një sërë çrregullimesh në trup, të cilat duket se lehtësohen, apo përmirësohen nga substancat e holluara homeopatike.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC