maj172024
Glukokortikoidet dhe pamjaftueshmëria surenale e nxitur. Udhëzimet mbi përshkrimin
Përshkrimi i zgjatur i glukokortikoideve, edhe pse jetësor për trajtimin e shumë patologjive inflamatore dhe autoimune, shkakton rreziqe të konsiderueshme, ndër të cilat, pamjaftueshmëri surenale të nxitur nga glukokortikoidet. Një analizë e udhëzimeve, e koordinuar nga Felix Beuschlein, synon të rrisë cilësinë e trajtimit të kësaj patologjie. E publikuar në European Journal of Endocrinology dhe në Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism, ky udhëzim ofron një tablo referimi, e cila është shumë e rëndësishme për mjekët dhe specialistët e përfshirë në trajtimin e pacientëve që ndjekin terapinë kronike me glukokortikoide.
"Trajtimi i duhur dhe edukimi efikas i pacientit mund ta reduktojnë ndjeshëm rrezikun për pamjaftueshmëri surenale të nxitur dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës së pacientëve. Në dokument evidentohet se të paktën 1% e popullsisë përfiton nga terapitë kronike me glukokortikoide. Shtypja e boshtit hipotalamus-hipofizë-gjëndër mbiveshkore (HPA) është një efekt i pashmangshëm i këtij trajtimi dhe funksioni surenal mund të ndryshojë ndjeshëm në individë të caktuar, duke ndikuar në normën e rikuperimit post terapeutik", thotë Beuchlein. Nga analiza rezultuan të dhëna të rëndësishme numerike: "testi tregon rikuperimin e boshtit HPA nëse kortizoli është >300 nmol/L (ose 10 μg/dL) dhe glukokortikoidet mund të ndërpriten në mënyrë të sigurt", evidentohet në dokument, duke ofruar një standard të qartë për vlerësimin e gjendjes post trajtimit, si dhe duke theksuar rëndësinë e monitorimit të kujdesshëm të funksionit surenal".