Fitoterapi

qer102014

Shëndeti i flokëve: rënia fiziologjike dhe mbrojtësit natyralë

Humbja e flokëve gjatë sezonit të vjeshtës është fiziologjike, megjithatë në qoftë se shtojmë faktorë të dëmshëm të tillë si stresi, rrezet UV, dietat e forta, sëmundjet, mund të arrihet në humbje masive të flokëve, të ashtuquajturin effluvium telogen, i cili zgjat për tre muaj.

Humbja e flokëve gjatë sezonit të vjeshtës është një fenomen i lidhur me mutacionet fiziologjike të njeriut. Megjithatë nëse shtojmë faktorët e dëmshëm si stresi, rrezet UV, dietat e forta, sëmundjet etj, mund të ketë një humbje masive flokësh (>100/dite). Kjo është e ashtuquajtura effluvium telogen akut që zgjat mesatarisht 3 muaj. Në kushte normale rënia vetëkufizohet spontanisht dhe flokët rriten përsëri. Nëse proçesi vazhdon për më shumë se 6 muaj, mund të bëhet kronik duke paraqitur një ecuri vështirë të rikuperueshme. Si fillim duhet gjetur shkaku kryesor dhe nëse është e mundur të evitohet. Në qoftë se bëhet fjalë për një periudhë konvaleshence apo stresi të fortë, mund të jetë e dobishme marrja për disa muaj e suplementëve natyralë me veprim adaptogjenik të tilla si Ginsengu korean apo Eleuterococco. Në një fazë parandaluese, psh gjatw verës, është e dobishme mbrojtja nga rrezet UV duke marrë produkte vegjetale si "karotene" që ndihmojnë në mbajtjen e shëndetshme të shtresës së melaninës të flokut. Gjithashtu mund të ndërthuret me ekstrakte me veprim anti-radikal të tilla si çaj i gjelbër ose Cucumina (ekstrakte të shafranit të Indisë) vetëm ose të kombinuar me vitaminën E. Tek femrat në moshën riprodhuese mund të jetë i përshtatshëm kontrolli i Fe2+ në gjak. Elementë të tjerë të rëndësishëm për jetën e flokut janë Cu, Zn, Mg, vitamina B12, acidi folik, lipidet dhe proteinat. Marrja e përditshme e Equiseta dhe Ortica (hithra) në formë të thatë ose çaji bimor gjatë gjithë periudhës së vjeshtës, mund të ndihmojë në plotësimin e këtyre elementëve. Janë gjithashtu në treg dhe ekstraktet e dy algave blu-të gjelbra, Spirulina dhe Klamath. E para siguron një profil proteinik të pasur me aa-solforat shumë të ngjashme me ato të keratinës që formon flokun. E dyta pas karotenit, vitaminës B12 dhe acidit folik, shfaq nivele të larta të Fe2+ organik. Të dyja tregojnë nivele të mira acidesh yndyrorë të tipit të omega 3. Kjo i bën të dyja algat suplemente të shkëlqyera për shëndetin e flokut. Për më tepër ekziston problemi i lidhur me ndotjen e mundshme nga mikrocistina, e ngjashme me aflatoksinën, të cilat mund të rezultojnë hepatotoksike. Sipas ISS "në rastet me nivelin më të lartë të kontaminimit, rreziku për konsumatorin vjen si rezultat i ekspozimit kronik ose sub-kronik pas konsumit të arsyeshëm ditor të 4 g. Është e këshillueshme që të konsultoheni me mjekun përpara marrjes së suplementeve me bazë algash.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC