Fitoterapi

qer182014

Vaji esencial i mentes piperita për sindromin e intestinit të irrituar

IBS karakterizohet nga simptomat kronike ose përsëritëse që ndikojnë në intestin. Vaji esencial i mentes piperita (OM) është një qetësues i mirë falë efektit spazmolitik të mentolit, me kushtin që të jetë përgatitur në formë gastroprotektore për të lejuar konsumin oral.Sindromi i intestinit të irrituar (IBS) është një çrregullim funksional që karakterizohet nga simptoma kronike ose përsëritëse që ndikojnë në intestin. Pacientët ankohen për dhimbje, fryrje abdominale, çrregullime të jashtëqitjes. Shkaqet e IBS mund të jenë të ndryshme, duke nisur nga anomali të thjeshta intestinale si lëvizshmëria (peristaltika) intestinale, deri në stresin psiko-social. Nga pikpamja epidemiologjike raportohet një incidencë midis 17 dhe 22%. Aktualisht ka një trajtim për IBS. Trajtimet simptomatike të tanishme përqafojnë si mjekimet farmakologjike  (opioide për diarrenë, antidepresivë me dozë të ulët dhe antispastikë për dhimbjen) dhe terapitë plotësuese (hipnoterapi , psikoterapi, agopunturë, fitoterapi). Ndër mjekimet natyrale, vaji esencial i mentes peperita (OM) përfundimisht ka treguar rezultatet më inkurajuese . Efektiviteti i OM vjen si pasojë e efektit spazmolitik të mentolit i cili vepron si agonist ndaj termoreceptorit vaniloid TRPM8, i përshkueshëm nga jonet e kalciumit. Megjithatë mentoli pasi merret, përthithet, nxirret shpejt. Kështu një rol të rëndësishëm luan forma farmaceutike e përdorur. Në treg ekzistojnë preparate të ndryshme të OM, zakonisht në formën e kapsulave gastro - rezistente. Mbrojtja gastrike është një metodë e varur nga pH, e dobishme për të minimizuar veprimet irrituese të OM në mukozën e gastroezofagut . Megjithatë për OM është i nevojshëm një lëshim i brëndshëm apo më mirë akoma kolon-specifik. Një drug delivery i tillë është i realizueshëm në farmaci falë teknikës galenike, duke shfrytëzuar ndryshim e pH midis pjesëve të ndryshme të traktit gastrointestinal. Është e nevojshme të zhyten kapsulat në një solucion organik (izopropanol - açeton) mbajtës i 2 polimerëve të acidit metakrilik-metilmetakrilato (Eugragit S dhe L) në përqendrime të ndryshme, të tilla për të arritur një pH të shpërbërjes midis vlerës  6 dhe 7. Hapi  i dytë konsiston në inkapsulimin e vajit që gjëndet në formë të lëngshme. Për ta bërë këtë ajo reduktohet me ndihmën e silicit të mikronizuar (Aerosil 200) në një pluhur mjaft të lëvizshëm që mund ta futim në kapsula. Duhet të sigurohemi nga fletët udhëzuese që OM e blerë përmban të paktën 50% mentol. Doza e OM e nevojshme për efektin terapeutik duhet të jetë midis 200 mg dhe 400 mg të cilat merren tre herë në ditë. Kundërindikacionet ndikojnë në pacientët me sëmundje hepatobiliare dhe refluks ezofageal.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC