Fitoterapi

kor22014

Pagjumësia dhe trajtimet natyrale: ekstrakte natyrale me efektivitet të provuar

Pagjumësi thuhet kur një person zgjohet (gjatë gjumit të natës) të paktën 3 herë në javë, apo kur përpiqet për të rënë në gjumë në 30 minutat e para. Edhe pse ekzistojnë shumë ndihmësa konjuktivë-të sjelljes të efektshëm kundër pagjumësisë, në të gjithë botën vazhdojnë të përshkruhen shumë barnat hipnotike, sidomos benzodiazepinë. Vetëm në SHBA konsumohen rreth 15-20 milionë në vit. Mekanizmi i tyre i veprimit bazohet në bashkëveprimin me receptorët e Gaba, një neurotransmetues endogjen me veprim relaksues. Për fat të keq këto barna janë të lidhura me fenomenet e tolerancës dhe varësisë kështu që disa pacientë janë të prirur për të zgjedhur alternativa natyrale "të sigurta". Megjithatë siguria dhe efektiviteti nuk përkojnë gjithmonë, edhe në bimët mjekësore. P.sh zierja e rrënjëve të Valeriana officinalis sipas EMA është e sigurtë nga ana toksikologjike por nuk ka dëshmi të efektivitetit të provuar shkencërisht. Do të ishte fitokompleksi i marrë nga fraksioni hidroalkolik (sesquiterpenoidi, lignani dhe flavonoidi) që paraqiste veprim pozitiv ndaj shkakut dhe kohëzgjatjes së gjumit. Mekanizmi i tij i veprimit përfshin bashkëveprimin me sistemin e Gaba, aktivitet agonist ndaj receptorit A-1 të adenozinës dhe lidhjen me receptorin për serotoninën 5-HT1A. Në fakt sipas disa studimeve in-vitro duket se edhe vaji esencial i valerianës, i pasur me acide valerenike dhe ekstrakt ujor, kanë elementë që ndërveprojnë me mekanizmat kompleks të Gaba. Megjithatë të nxjerësh këto të dhëna dhe ti standartizosh në fushën klinike është e vështirë për shkak të paqëndrueshmërisë së disa përbërësve fiziko-kimikë. Kjo është arsyeja pse preferohet të merren ekstrakte të thatë të standartizuar dhe hidroalkolik (etanol 70% v/v) të Valeriana officinalis të titulluar me acide valerenike. Doza ditore, llogaritur për individ, nuk duhet të kalojë 500 mg ekstrakt/ditë dhe duhet të vazhdohet për të paktën 4 javë. Farmacisti mund të përgatis në formë mjeksore kapsulat e ekstraktit të thatë të Valeriana, të vetme ose ne kombinim me disa bimë sinergjike të tilla si Luppolo. Në fakt është provuar se një ekstrakt i veçantë i Humulus lupulus strobili (ekstrakt metanolik 45% v/v) është i aftë të ndërveprojë me sistemin e Gaba në mënyrë sinergjike ndaj Valerianës duke i shtuar efektin. Për më tepër duket se mund të veprojë si një agonist për receptorët e melatoninës (ML1 dhe ML2) dhe për disa nëntipe të receptorëve per serotoninën (5-HT4e, 5-HT6 dhe 5-HT7).

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC