Fitoterapi

kor92014

Foto-mbrojtja dhe polifenolet

Mes antioksiduesve të pranishëm në natyrë, polifenolet janë padiskutim kandidatët më të mirë për foto-mbrojtjen, por një herë që merren shfaqin problemin e biodisponibilitetit për shkak të një metabolizmi të gjerë. Megjithatë është e mundur të evitohen pengesat me strategji fitogalenike.

Studimet epidemiologjike sugjerojnë se ekspozimi i pambrojtur ndaj rrezeve UV është i dëmshëm për shëndetin dhe mund të rrisë rrezikun e kancerit të lëkurës. Në kontakt me indet, rrezet UV shkaktojnë inflamacion, stres oksidativ, ndryshim të ADN dhe ulin imunitetin. E gjitha kjo mund të parandalohet duke përdorur filtra solarë me spektër të gjerë dhe duke marrë një dietë të qëndrueshme me përmbajtje antioksidantësh (AOX). Sipas përkufizimit  AOX është një molekulë e aftë për të neutralizuar oksidimin radikal dhe shumimin e saj në qeliza. Në disa raste një AOX është gjithashtu në gjendje të ndalojë progresionin tumoral duke nxitur vdekjen e qelizave të sëmura (veprimi pro-apoptotik). Në mesin e AOX prezent në natyrë, polifenolet janë patjetër kandidatët më të mirë për foto-mbrojtjen kështu që kur afron vera këshilla më e mirë është që të ndiqet një dietë e mirë. Por cilat janë zarzavatet veçanërisht të pasura në natyrë? Sigurisht çaji (epicatechin), rrushi (resveratrol dhe OPC), shafran i Indisë (curcumin), shega (ellagitannin) dhe të tjerë. Për fat të keq, pasi merren polifenolet shfaqin problemin e biodisponibilitetit shkaktuar nga një metabolizëm i shtuar. Megjithatë ju mund të reagoni duke vënë në jetë disa strategji "fitogalenike", si fillim përmirësimin e ekstraktit nga nisemi. P.sh çaji jeshil në formën e infuzionit përfaqëson nivele të ulta të epicatechinës (EGCG) sepse inaktivizohen në Temp > 80 °C. Një studim ka konfirmuar se dyfishimi i ekstraktit të çajit, më parë në ujë të ngrohtë dhe pastaj në 75 °, çon në marrjen e më shumë koncentrateve EGCG. Për më tepër shtimi i qumështit ose sheqerit ndikon negativisht në stabilitetin e epicatechinave ndërsa lëngu i limonit lehtëson asimilimin për shkak të pranisë së acidit askorbik. Marrja e një ekstrakti të thatë të koncentruar mund të sigurojë një standart të përditshëm EGCG, por nuk limiton problemin e biodisponibilitetit që pamë se ndikohet kryesisht nga komponentët metabolikë. Për këtë na vijnë në ndihmë bioenancher (piperina, xhenxhefil, glicirizina, kapsaicina, etj) ose substanca natyrale që pengojnë disa mekanizma fiziologjikë të detoksifikimit duke rritur përthithjen e molekulave të bashkë-përdorura. Për të kuptuar nevojën potenciale mjafton të mendoni për piperinën, një alkaloid i nxjerrë nga piperi i zi. Mjaftojnë vetëm pak mg për të rritur me rreth 3 herë biodisponibilitetin e EGCG dhe 20 herë atë të curcuminës.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC