qer262024
Mikrobiota intestinale. Efektet prebiotike të kuinoas
Përbërësit bioaktivë të kuinoas nxisin shumimin e baktereve probiotike, duke penguar në të njëjtën kohë, bakteret e dëmshme për zorrët. Gjithashtu, përbërësit e kësaj bime barishtore me origjinë nga Amerika Latine, reduktojnë pH intestinal dhe rrisin prodhimin e acideve yndyrore me zinxhir të shkurtër, me një efekt pozitiv në mikrobiotën intestinale.
Kuinoa dhe përbërësit e saj bioaktivë
Kuinoa është emri popullor me të cilin njihet bima barishtore Chenopodium quinoa, e cila i përket familjes Amarnatacee, me origjinë nga Amerika e Jugut, në veçanti nga Andet. Ekzistojnë tre lloje kuinoje, të dallueshme në bazë të ngjyrës: e bardhë, e zezë dhe e kuqe. Konsumimi i kësaj bime po përhapet akoma më shumë për shkak të përfitimeve të mundshme që i sjell shëndetit, të lidhura me faktin që është një burim proteinash, yndyrash, vitaminash, mineralesh, fibrash dhe përbërësish të tjerë bioaktivë.
Në kuadër të analizës së kryer mbi përfitimet e saj, autorët grumbulluan dhe analizuan 85 publikime shkencore, të cilat vlerësojnë përbërjen biokimike të kuinoas, përfitimet ushqimore dhe efikasitetin në përmirësimin e shëndetit intestinal të kësaj bime barishtore.
Vetitë e saponinave dhe polifenoleve të quinoas
Saponinat me origjinë nga kuinoa përthithen më ngadalë nga zorrët dhe kanë një biodisponueshmëri të ulët, prandaj qëndrojnë më gjatë në zorrë. Në këtë mënyrë, metabolitet që formohen mund të përdoren nga mikrobiota intestinale si burim ushqyerjeje. Për më tepër, saponinat e çliruara nga tretja e kuinoas, përmirësojnë metabolizmin e disa vitaminave, edhe pse në doza të larta kanë rezultuar toksike në modelet shtazore.
Kuinoa përbëhet nga shumë përbërje polifenolike që lidhen me rritjen e popullatave të baktereve përfituese që i përkasin phylum Firmicutes, si dhe me përmirësimin e drejtpërdrejtë të imunitetit intestinal.
Polisakaridet dhe peptidet e kuinoas
Krahas këtyre përbërësve janë edhe polisakaridet, me pjesën më të madhe të atyre që rrjedhin nga kuinoa, të cilët janë prebiotikë që rrisin përqindjen e bifidobaktereve dhe Collinsella-s. Gjithashtu, në kombinim me fibrën ushqyese të kuinoas, polisakaridet e kësaj bime barishtore modelojnë me efikasitet përqendrimet e acideve yndyrore me zinxhir të shkurtër, të cilët janë të dobishëm për shëndetin e mikrobiotës. Së fundi, kuinoa përmban prekursorë peptidi, të cilët, edhe pse kanë një mekanizëm veprimi ende të panjohur, reduktojnë ndjeshëm presionin e gjakut në modelet shtazore të hipertensionit, përveç faktit që proteinat e kuinoas janë një burim natyror i peptideve inhibitore të konvertimit të angiotensinës ( ACE), duke sjellë më tej përfitime për shëndetin kardiovaskular.