Ushqyerje

mar42024

Hipertensioni. Mbrojtja vaskulare nga ekstrakti i lëvozhgave, farave dhe mbetjeve të shegës

Lëvozhgat dhe farat e shegës sjellin po aq përfitime sa pjesët e ngrënshme të saj. Në fakt, një ekstrakt i marrë nga pjesët e pangrënshme të shegës, mund të jetë i dobishëm në reduktimin e rrezikut kardiovaskular të lidhur me hipertensionin. Këtë e ka treguar përmes eksperimenteve in vivo një ekip italian i udhëhequr nga Giada Benedetti, Fakulteti i Farmacisë në Universitetin e Pizës.

Shega: përbërjet dhe karakteristikat
Shega është një pemë që i përket familjes Punicaceae dhe kultivohet masivisht në rajonet e Mesdheut, në Azi, në Lindjen e Mesme dhe në Amerikë. Fruta përmban polifenole të ndryshme të njohura për efektet që kanë mbi shëndet, si: taninat, antocianinat, flavonoidet, acidet organike dhe fenolike, të tilla si acidi galik dhe elagjik, si dhe vitaminat, terpenet dhe tokoferolet.

Format kryesore, në të cilat konsumohet fruta e shegës janë lëngjet, ose marmalata, të nxjerra nga pjesa e ngrënshme dhe me tul e frutës. Megjithatë, pjesa jo e ngrënshme përbën pothuajse gjysmën e peshës dhe njihet për përfitimet e përbërësve bioaktivë. Edhe pse këto pjesë përdoren për infuzion, ato përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të mbetjeve të industrisë ushqimore, megjithëse është theksuar se farat e shegës janë ende një burim i pasur me acide yndyrore dhe sterole.

Studimi i ekstraktit të pjesëve jo të ngrënshme të frutës
Për studimin, ekipi italian vlerësoi efektivitetin në reduktimin e rrezikut kardiovaskular të një ekstrakti të marrë nëpërmjet kavitacionit hidrodinamik, i cili përdor ujin si tretës, si për të gjithë frutën, ashtu edhe për pjesët e pangrënshme, duke përfshirë farat dhe lëvozhgën. Mostrat e nxjerra më pas u liofilizuan dhe u analizuan për të identifikuar dhe për të përcaktuar sasinë e përbërjes fenolike që ishte e pranishme. Të dyja produktet u administruan nga goja te kafshët laboratorike me hipertension të induktuar.
Rezultatet treguan se ekstrakti hidrodinamik nga pjesët e pangrënshme të shegës ishte efektiv në luftimin e hipertensionit dhe parandalimin e mosfunksionimit endotelial dhe vaskular të lidhur me hipertensionin, ngjashëm me atë që u vu re me ekstraktin e marrë nga e gjithë fruta. Pra, ky produkt, shfaqi efekte antifibrotike dhe antiinflamatore. Së fundi, i administruar për gjashtë javë te kafshët laboratorike me hipertension, ekstrakti nga pjesët jo të ngrënshme tregoi se përmbante ndjeshëm një rritje të presionit sistolik të gjakut, të krahasueshme me efektin e një medikamenti antihipertensiv që u mor si referencë.

Burimi:
Nutrients (2024); doi: 10.3390/nu1604050


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC