Fitoterapi

gus272014

Stresi kronik, shëndeti dhe bimët adaptogjenike

Situatat kur stresi bëhet kronik janë të dëmshme për shëndetin dhe për fat të keq gjithnjë e më të zakonshme në botën perëndimore. Mund të vijnë në ndihmë ekstrakte me veprim adaptogjenik, para së gjithash ekstrakti ginseng me kusht që të jetë i standardizuar dhe me dozim të saktë.

Stresi kronik është një problem që prek gjithnjë e më shumë botën perëndimore, fëmijët dhe të rinjtë e moshës shkollore. Duket se do të shkaktojë dëme në sferën psikike, sistemin e tretjes, zemër dhe sistemin imunitar. Fiziologjikisht një stimul stresogjen shkakton lirimin e katekolaminës dhe kortizolit nga gjëndrat mbiveshkore. Megjithatë, në qoftë se stresi bëhet kronik trupi mund të arrijë një tendencë të brëndshme për "reagim" dhe kjo mund të shkaktojë çrregullime metabolike të dëmshme për organizmin. Fitoterapia mund të vij në ndihmë duke ofruar një pool të bimëve të quajtura "adaptogjene". Sipas përkufizimit të dhënë nga  Brekhman një adaptogjen duhet të ofrojë në mënyrë jo-specifike rezistencë drejt stimujve ose faktorëve të stresit dhe në të njëjtën kohë të veprojë si një stabilizator/normalizues i përgjithshëm pa shkaktuar efekte të padëshiruara të dukshme. Në mesin e barnave me veprim adaptogjenik sigurisht më e njohura është rrënja e ginseng. Falë përmbajtjes së saj në ginsenoside (saponine triterpenike) duket se mund të rrisë nivelet e serotoninës dhe Acth në nivelin cerebral dhe të aktivizojë aksin hipotalamus-pituitar i përfshirë në stimulimin e mbiveshkave. Kjo do të ndihmonte përgjigjen e organizmit ndaj stresit akut. Megjithatë ekziston ende një konfuzion i madh në lidhje me speciet ekzistuese të ginseng, ekstraktet dhe dozat që duhet të merren. Ekzistojnë 11 specie të ginseng (lloji Panax) dhe vetëm ginsengu korean (Panax ginseng) ka 3 varietete. Rrënja duhet të jetë prej bime 5-7 vjeçare dhe bari i tharë duhet të përmbajë të paktën 0.1% të ginsenosideve Rg1 dhe 0.2% të Rb1. Kjo na lejon të mendojmë se sa ndryshim mund të ketë mes ekstrakteve dhe sa i domosdoshëm është standardizimi. Farmacisti mund të gjejë në treg si ekstrakte të lëngshme dhe bar të thatë ginseng korean të titulluar në ginsenoside të shprehur si Rg1 (marker biologjik). Doza e rekomanduar është 20-25 mg ginsenoside/ditë për jo më tepër se 2 muaj rresht. Efektet anësore (takikardi, pagjumësi, hipertension) janë shfaqur vetëm pas dozave të larta. Ekzistojnë bimë të tjera adaptogjenike që veprojnë me mekanizma të ndryshëm nga ginseng. Ka nga ato që shfaqin aktivitet të dukshëm në sistemin imunitar (Eleutherococcus Senticosus), ka nga ato që stimulojnë lirimin e neurotransmetuesve në nivelin cerebral (Rhodiola rosea) dhe të tjera shfaqin veti të forta anti-inflamatore dhe analgjezike (Whitania somnifera).

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC