Fitoterapi

tet12014

Ekstrakte vegjetale me aktvitet hipoglicemik dhe hipokolesterolemik në dietat hipokalorike

Regjimet ushqyese hipokalorike mund të shoqërohen në mënyrë efektive me ekstrakte vegjetale me aktivitetet hipoglicemik dhe hipokolesterolemik të tilla si Kafe e gjelbër dhe Fieno Greke. Nuk këshillohen barnat që ndikojnë në anoreksi si amfetaminikët si dhe laksativët.

Mes suplementëve më të shitur në botë ka nga ata që mbahen për efekte dobësuese. Shumë prej tyre përmbajnë përzierje bimësh kryesisht me veprim laksativ, të afta për të ofruar një efekt të shpejtë shfryrës por jo të strukturuar në mënyrë afatgjatë. Fitoterapia mund të mbështesë në mënyrë efektive një regjim hipokalorik dhe hipoglicemik me kusht që të merret nën vëzhgimin e specialisti. Dietat me një profil të ulët glicemik mund të shoqërohen p.sh. me ekstraktet e Kafes së gjelbër që ulin peshën trupore duke përmirësuar tolerancën ndaj glukozës dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës. Dy efektet, dobësues dhe hipoglicemizues janë reciprokisht të lidhur dhe të ndikuar nga veprimi i kombinuar i acidit klorogjenik dhe nga alkaloidi trigonelinë. Ky i fundit është i pranishëm edhe në Fienon greke (FG) përdorur tradicionalisht si antiastenik. Në farat e tij gjenden edhe vajra, proteina (26%), saponine steroide dhe një mucilag i formuar nga galaktomanan (48%).Studime të ndryshme kanë treguar se ekstraktet ujore të FG, pa përbërës yndyre, mund të ulin qoftë indeksin glicemik qoftë nivelet totale të kolesterolit tek njeriu; ndër të tjera studime tek miu zbulojnë një efekt frenues mbi akumulimin e yndyrës të futur në dietë. Mënyra më e mirë për ekstraktimin e FG është lënia e farave të shtypura në ujë të ftohtë gjatë gjithë natës, filtrimi dhe marrja e mucilagut para vakteve kryesore. Edhe pse ka ndihmësa si këto, ndoshta më pak të menjëhershme por më të shëndetshëm, shumë receta të rëndësishme sjellin ende preparate me funksion anoreksik me bazë amfetaminik, që përmbajnë kryesisht efedrinë. Bëhet fjalë për një protoalkaloid me aktivitet simpatikomimetik nxjerrë nga Efedra sinika, një bimë që përdoret në mjekësinë kineze si anti-azmatik. Përdorimi i tërë bimës lejon reduktimin e rreziqeve negative që kanë të bëjë me aktivizimin simpatik (hipertensioni, toksiciteti kardiak dhe celebrovaskular) duke sjellë si molekulë e vetme, relaksimin e muskujve bronkial, rritjen e fluksit hematik në periferi dhe rritjen e termogjenezës. Në fitoterapinë perëndimore përdoret për të njëjtin qëllim ekstrakti i portokallit të hidhur që përmban një molekulë amfetamine-të ngjashme, p-sinefrinë, më të sigurt nga pikëpamja toksikologjike edhe pse jo pa efekte negative. Ajo vepron me më pak ngjashmëri me efedrinën mbi receptorin a-3, duke stimuluar termogjenezën dhe lipolizin në modelet e kafshëve dhe njerëzve. Në farmaci janë në dispozicion ekstrakte në sinefrinë në 6, 10 dhe 98%.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC