tet222014
Substancat me veprim inotropik dhe efektet mbi neurotransmetuesit
Substancat natyrale inotropike stimulojnë çlirimin e neurotransmetuesve në tru. Sidomos ato të përfshira në boshtin e acetilkolinës mund të rezultojnë të dobishme në kontrollin e demencës senile te pacientët me Alzheimer.
Një substancë emërtohet si "Noo - inotropike" (nga greqishtja "noos" = mendje "tropein"=zgjim) kur ka aftësinë e rritjes së performancës konjitive dhe cerebrale te një individ. Ky efekt mund të jetë rezultat i një stimulimi të drejtpërdrejtë të Noo-së mbi receptorët cerebralë ose i shkaktuar nga një rritje e përkohshme e neurotransmetuesve endogjenë (NT). Në rastin e fundit, një Noo mund t'i sigurojë organizmit disa bashkë-faktorë që ndikojnë në prodhimin e NT. Një shembull i Noo-së natyrale është 'griffonia simplicifolia' ku ka përqëndrim të prekusorëve të drejtpërdrejtë të serotoninës (5-HPT). Te farat e 'Mucuna pruriens' gjenden nivele të larta të L-DOPA, një ndërmjetës i rrugëve biosintetike të dopaminës. Edhe te fasulet e zakonshme L-DOPA gjendet së bashku me karbidopa-n, enzimë që bllokon konvertimin e saj në dopaminë të nivelit periferik. Këto ekstrakte mund të rezultojnë të dobishme gjithashtu te subjektet që vuajnë nga sëmundja e Parkinsonit për kontrollin e simptomave. Në natyrë ka shembuj të tjerë të frenuesve enzimatikë potencialisht të dobishëm si Noo. 'Peganum harmala' , 'Passiflora' dhe 'Rhodiola Rosea', përmbajnë molekula që pengojnë enzimat MAO, përgjegjëse për deaminizimin oksidues të amineve endogjene. Ndërfutja e tyre përcakton një rritje të niveleve si para-sinaptike dhe sinaptike të noradrenalinës dhe serotoninës. Neurotransmetuesi i përfshirë më shumë nga të gjithë në kontrollin e demencës si te të moshuarit edhe te pacientët me Alzheimer, është acetilkolina (Ach). Disa molekula me origjinë bimore, të tilla si 'galantamina' dhe 'huperzina', por edhe disa ekstrakte bimore si 'Bacopa monnieri' dhe 'Sage lavandulaefolia', janë të përfshira në Ach dhe tashmë janë testuar klinikisht. Ato kanë një veprim të përbashkët frenues mbi enzimën që katalizon metabolizmin Ach dhe marrja e tyre shkakton rritjen e përqëndrimit të NT në nivel sinaptik.
Edhe në këtë rast ne mund të gjejmë burime natyrale të pararendësit të Ach, 'kolinës alfoscerate' që gjendet bashkë me 'diacilglicerolin' në fosfatin e kolinës, komponenti më i rëndësishëm ky i leticinës së sojës. Studimet e fundit kanë treguar se marrja e njëkohëshme e kolinës alfoscerate dhe barnave frenuese të acetilkolinesterazës rezulton më e fuqishme në kontrollimin e sëmundjes Alzheimer në krahasim me vetë barin.