Fitoterapi

tet272014

Dobitë e ekstrakteve të avokados dhe sojës në osteoartrit

tags: AVOKADO, soja
Osteoartriti (Oa) është një sëmundje degjenerative e karakterizuar nga ndryshimet sinoviale, nga shkatërrimi i kartilagjenit artikular dhe kockës subkondrale. Kjo gjëndje godet dhe dobëson rreth 10% të popullsisë të moshës mes 65 dhe 73 vjeç.
Aktualisht nuk ekziston asnjë terapi specifike. Barnat më të përdorura janë ende anti-inflamatorët jo steroidë (Fans) për veprime simptomatike, shpesh pak të tolerueshëm nga pacienti. Dhe për këtë arsye në vitet e fundit është rritur ndjeshëm konsumi i suplementëve për Oa. Në thelb bëhet fjalë për preparate me bazë sulfat kondroitinë, diacereinë, glukozaminë ose acid hialuronik. Për të vlerësuar efektivitetin është bërë një rivizion sistematik, duke përdorur disa database të Medline, Embase dhe Cochrane Library. Nga përfundimet u arritën përfitime të konsiderueshme në trajtimin e Oa. Bëhet fjalë për Asu, një përbërje natyrale formuar nga fraksionet e posaponifikushme të avokados (1/3) dhe sojës (2/3). Ky ekstrakt që merret nga goja në një dozë ditore prej 300-600 mg, rezulton veçanërisht i efektshëm në nivele simptomatike dhe duket se përmirëson dhe proçesin degjenerativ të gjurit, por kjo pritet të konfirmohet. In vitro, Asu ka shfaqur një efekt frenues mbi interleucinën 1, një efekt stimulues në sintezën e kolagjenit në kulturën e kondroicitëve artikularë dhe një potencial veprimi mbi osteoblastet e kockave. Edhe pse ai ka treguar efikasitet dhe siguri krahasuar me preparatet e tjerë, Asu është në treg vetëm në formën e barit te regjistruar, per trajtimin e sklerodermisë. 50 mg të Asu-së në secilën kapsulë janë të pamjaftueshme për trajtimin e Oa . Për këtë arsye, farmacisti mund të stimulohet për të përgatitur në farmaci një suplement Asu duke përdorur një ekstrakt të thatë, të pranishëm në treg të titulluar me 30% fitosterol. Rekomandohet shoqërimi i terapisë orale me një trajtim lokal me bazë xheli të Arnica Tm 10%.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC