qer262017
Avokado: më shumë se një frut
Ndër ushqimet ekzotike që vjen në tavolinat tona nga vendet e largëta bashkë me papayan dhe mangon është avokado i cili ka fituar tashmë një vend të veçantë. Rritja e numrit të shitjeve reflekton një popullaritet në rritje, ku meritë ka shija por edhe shumëllojshmëria e përdorimit të këtij fruti në kuzhinë. Falë përbërjes së tij, avokado mund të luajë një rol ushqyes të rëndësishëm duke na shtyrë që ta konsiderojmë më shumë se një shoqërues të shijshëm. Avokado është pjesë e familjes Lauraceae dhe fruti i tij ka një pulpë të lëmuar e kremoze me një farë të madhe në qendër. Origjinën e ka nga Amerika Latine, ku rritet në zonat tropikale të Meksikës dhe Perusë që janë vendet më të mëdha prodhuese bashkë me Kaliforninë; dhe është ingredienti kryesor i guacamole, salca e njohur meksikane prej së cilës ka marrë famën.
Nga pikëpamja e përbërjes në makronutrientë, avokado është i përbërë në 64% nga uji; përbërësi i dytë në sasi janë lipidet (23%), më pas proteinat (4.4%) ndërsa ka më pak karbohidrate/ sheqerna (1.8%), me një raport energjetik total prej 230 kcal për 100g (të dhëna CREA, për 76% pjesë të ngrënshme). Një densitet kalorik i mjaftueshëm që e bën avokadon një frut për t'u konsumuar si alternativë në vend të burimeve të tjera të lipideve dhe jo si shtesë, për shembull një pjatë sallatë meqë cilësia e këtyre yndyrnave është interesante. Në fakt kuota lipidike është e përbërë kryesisht nga acidi oleik, acid yndyror i monosaturuar që gjendet kryesisht te vaji i ullirit vajra të tjerë bimorë, me një fuqi ngopëse dhe veti për uljen e kolesterolit. Është gjithashtu një burim shumë i mirë i vitaminave C, E, K, B6, i riboflavinës, niacinës, folateve dhe acidit pantotenik. Përmban sasi të rëndësishme të kaliumit dhe magnezit përveç beta-karotenit, prekursor i vitaminës A dhe fitoelementeve të tjera antioksiduese si luteina dhe zeaxantina, të rëndësishme për shikimin. Si kundërindikim i rëndësishëm për konsumin, duhet sinjalizuar se përdorimi i avokados në kuzhinë si për të gjitha burimet e tjera të vitaminës K, duhet të kontrollohet për personat që marrin antikoagulantë kumarinikë (warfarin).
Francesca De Vecchi
Eksperte në shkencat dhe teknologjitë ushqimore