kor172015
Vaji esencial i mentes: nga gojëdhënat e antikitetit te mjekësia moderne, të gjitha përfitimet
Sipas një rrëfimi, zoti grek Plutoni u dashurua marrëzisht me një nimfë të quajtur Mente. Persefoni, gruaja e Plutonit shumë e bukur por xheloze, i hodhi një mallkim duke e shndërruar në bimë. Atëherë zoti grek duke ndjerë keqardhje për nimfën i dhuroi një parfum të mrekullueshëm.
Mentja është një bimë që duhet përdorur absolutisht në verë. Çaji i saj është një pije freskuese shumë e mirë kundër vapës, por kura e vërtetë qëndron në vajin esencial (o.e.) të nxjerrë prej saj, fitoterapi me indikime shkencërisht të vërtetuara. Me temperaturat që sa vijnë e rriten, shumë persona ankohen për dhimbje të forta koke, çrregullime okulare, reaksione të papritura në lëkurë dhe patologji pulmonare. Për mjekësinë tradicionale kineze të gjitha këto simptoma janë të lidhura me të nxehtin që vjen nga lindja. Faktori patogjen i lidhur me vapën hyn në organizëm dhe në këto raste kura kineze përfaqësohet nga "Bo He" thënë ndryshe Menta arvensis. Edhe në traditën evropiane mentja ka pasur gjithnjë një rol primar si në aspektin e të ushqyerit edhe në mjekësi. Vaji esencial (o.e.) i mentes ka një aktivitet antispazamtik në muskulaturë duke ndërhyrë me receptorin Trpm8. Aktiviteti i tij anti-spazmatik mund të shfrytëzohet në terapi kundër simptomave të lidhura me sindromën e zorrës së irrituar (0,2 - 0,4 ml o.e. tre herë në ditë i mbështjellë në kapsula gastro-rezistente dhe entero-specifike). Ekstraktet e mentes mund të rezultojnë të dobishme kundër fryrjeve të barkut, në kontraksionet spastike dhe dispepsi. Gjithashtu komisioni gjerman i shëndetësisë e rekomandon çajin e gjetheve si mjekim diaforetik për të trajtuar të ftohtin dhe gripin. Në fund solucion alkoolik me 10% vaj esencial menteje është një trajtim i mirë për migrenën, muskujt e kontraktuar apo zonat e prekura nga nevralgjia post-herpetike. Megjithatë është e nevojshme të specifikohet se duke relaksuar muskulaturën, vaji i mentes vepron edhe mbi pjesët e tjera rrethuese, prandaj duhen shmangur rastet me hernie hiatale, refluks gastroezofageal dhe te personat e prekur nga gurët në tëmth dhe në veshka. Gjithashtu është absolutisht e kundër-indikuar në patologji inflamatore hepatike dhe biliare.
Perktheu: Dorina Gjuzi