Fitoterapi

gus102016

Kërpudhat e pavdekshmërisë

Targeti i përdorimit janë pacientët me imunitetit të dobët dhe ata onkologjikë. Nuk është mister që në Kinë dhe në Japoni kërpudhat kanë pasur një përdorim të gjatë  edhe në fushën mjekësore. Kërpudhën Ganoderma lucidum për shembull po fillojmë vetëm tani ta njohim në Perëndim, ndërsa në Kinë ka një histori mijëravjeçare. Quhet kërpudha e pavdekshmërisë, flitet për të edhe në një test të mjekësisë të dinastisë Han 2000 vite më parë. E njëjta gjë vlen edhe për kërpudha të tjera mjekësore si Maitake (Grifola frondosa), Shiitake (Lentinus edodes), Agaricus blazei, Cordyceps sinensis, Coriolus versicolor.


Janë kërpudha shumë të ndryshme mes tyre por të gjitha ndajnë një karakteristikë të veçantë fitokimike: përmbajnë në trupin e tyre frutor sasi të ndryshme glukanesh. Së fundi po flitet shumë për këto glukane, por çfarë janë në të vërtetë? Thjesht zinxhirë të gjatë të degëzuar. 
Ato të nxjerra nga kërpudhat janë të patretshme në ujë por ekzistojnë edhe glukanet e tretshme të tërshërës dhe elbit që kanë një rol të rëndësishëm biologjik (ulin kolesterolin Ldl, kontrollojnë profilin glicemik postprandial, favorizojnë mirëqenien e përgjithshme të traktit gastro-intestinal). Sipas llojit të lidhjes dhe të numrit të degëzimeve ekzistuese  mes zinxhirëve të glukozës, diferencohen alfa dhe beta glukanet.
Zbulimi i tyre regjistrohet rreth 70 vite më parë, kur një grup kërkuesish evropianë dhe amerikanë u fokusua te glukanet e izoluara nga majaja e birrës (Saccharomyces cerevisiae) dhe një grup i dytë japonez,  studioi glukanet e kërpudhave. Aktualisht më i studiuari është lentinani, një beta-glukan i izoluar nga trupi frutor i kërpudhës Shiitake.


Studime in vitro dhe mbi kafshë kanë konfirmuar për të një aktivitet interesant imunomodulator: përmirëson përgjigjen e qelizave NK të makrofageve dhe aktivitetin citostatik të qelizave T, si dhe përgjigjen e antitrupave.
Lentinani mund të shfrytëzohet në nivel klinik për të stimuluar sistemin imunitar te subjektet me imunitet të dobët edhe në të sëmurët me HIV dhe në pacientë onkologjikë. Në një studim klinik të kërkuesve japonezë ndodhi që pacientët që i ishin nënshtruar kimioterapisë për kancer në stomak në stad të avancuar, mbijetuan më gjatë kur atyre iu dha lentini bashkë me një kokteil barnash (Ina et al, 2013).
Priten studime të tjera in vivo te njeriu për të konfirmuar këto rezultate premtuese. Sa i takon fito vigjilencës, disa punime sugjerojnë se e efektet e mundshme anësore të ekstrakteve të kërpudhave nuk janë të rënda, por megjithatë janë raportuar raste alergjish nga ushqimet, cheilitis (inflamacion i buzëve),  dermatit me zgjatime dhe dëme në mëlçi. Një tjetër anë që nuk duhet nënvlerësuar është kontaminimi i mundshëm nga metalet e rënda, fenomen që verifikohet shpesh me kërpudhat të cilat janë qartazi bio-akumulatorë biologjikë. Për këtë arsye preferohet të përdoren ekstrakte me përdorim ekskluzivisht farmaceutik të disponueshme vetëm në farmaci. Shoqërohen me skedën teknike kështu që mund të merrni garanci për sigurinë e tyre toksikologjike.


Ina K, Kataoka T, Ando T, 2013. The use of lentinan in treating gastric cancer. Anti-Cancer Agents in Medicinal Chemistry 13: 681e688.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC