Shëndetësi

maj152024

SST në rritje. Shqipëria më shumë raste me HIV, sesa vendet e rajonit

Prof. dr. Arjan Harxhi: duhen politika depistimi te të rinjtë

Shqipëria po shndërrohet në një tjetër destinacion turizmi, në atë të turizmit seksual. Dukshëm, ka një rritje të numrit të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, gjë e cila konfirmohet edhe nga mjekët.

"Sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë kthyer në një trend global në rritje që pas pandemisë së Covid-19. Madje, edhe Shqipëria është pjesë e këtij trendi. Nuk kemi shifra për sa i përket incidencës, por po shikojmë pacientët që vijnë të marrin shërbim në klinikë, numri i të cilëve po rritet me shpejtësi", shpjegon prof. dr. Arjan Harxhi.

Numri i lartë i rasteve me HIV e renditi Shqipërinë të parën, me numrin më të lartë ndër vendet e rajonit. Megjithatë, mjekët thonë se përhapja e të gjithë sëmundjeve seksualisht të transmetueshme është gjithnjë e më në rritje dhe kjo duhet të jetë një kambanë alarmi për autoritetet.

"Në vitin 2023 u regjistruan 120 raste me HIV, ndërkohë që në Serbi ishin 60. Po ashtu, më pak raste u regjistruan në Maqedoni dhe në Kosovë. Nga 120 raste me HIV, 16 ishin me sifiliz. Ndërsa me monoinfekison, pra vetëm sifiliz, janë regjistruar 35 raste vetëm brenda një viti, shifra këto që nuk i kemi parë për dekada me radhë", thekson Harxhi.

Jeta e shthurur nën efektin e substancave narkotike, trendi më i fundit i marrëdhënieve seksuale me të panjohur që i kontaktojnë nëpër rrjete sociale, ka rritur numrin e të rinjve të infektuar. Prof. Harxhi bën thirrje për politika depistimi te të rinjtë, pasi adoleshentët janë të rrezikuar. Personat e infektuar me SST paraqiten tek mjeku në fazë të vonë, pasi ende vuajnë stigmën, ndërkohë që pasojat shëndetësore janë të shumta, që nga steriliteti dhe dëmtimet në shëndetin riprodhues e deri te humbja e jetës.

Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC