Fitoterapi

sht12016

Inhalimi i rozmarinës përmirëson eficiencën konjitive

tags: Enzima, TERAPI

Vajrat esenciale kur përhapen në ambient shpesh konsiderohen si përgjegjës të efekteve pozitive dhe ndjesisë së mirëqenies së përgjithshme. Hipoteza jo të lehta për t'u vërtetuar por shpesh të konfirmuara, si në këtë studim mbi aromën e rozmarinës.

Kërkuesit nga "Northumbria University" në Njukastell të Britanisë së Madhe kanë hetuar mbi efektet e aromës së rozmarinës në performancën konjitive të 20 vullnetarëve të shëndetshëm të ekspozuar ndaj përqendrimeve në rritje të esencës së kësaj bime. Për të vlerësuar efektet e mundshme, autorët kanë matur nivelet plazmatike të 1.8-cineol (një terpen me të cilin është i pasur vaji esencial i rozmarinës) të pjesëmarrësve të cilët iu nënshtruan disa testeve të shpejtësisë dhe kujdesit. Koncentrate më të mëdha cineoli ishin të lidhura me përthithjen e një sasie më të përqendruar të esencës së rozmarinës, ndërsa u verifikua një performancë më e mirë e pjesëmarrësve në provat konjitive.

Terpeni gjendet edhe në bimë të tjera aromatike dhe tani për tani prania e tij në gjak tregon vetëm ekspozimin ndaj kësaj esence. Megjithatë ky studim sjell dëshminë për një efekt pozitiv të substancave të pranishme në vajin esencial të rozmarinës, të cilat janë inhaluar. Mund të jetë meritë e cineolit ose e komponentëve të tjerë, por sigurisht që veprimi i stimulimit konjitiv është i lidhur me aromën e testuar. 

 

Therapeutic Advances in Psychopharmacology published online 24 February 2012 DOI: 10.1177/2045125312436573

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC