Fitoterapi

tet52017

Hypericum, ginger, passiflora: kur fitoterapia barazon kiminë

Kur kemi shkruar në të kaluarën për hypericum, kemi theksuar se si efikasiteti i kësaj bime është krahasuar me atë të një bari sintetik.
Hypericum megjithatë nuk është e vetmja bimë që e ka kaluar provën e krahasimit me një medikament: edhe gingeri, passiflora, jamballi dhe ginsengu janë krahasuar me barna sintetike. Në krahasim me një molekulë të vetme sintetike, përdorimi i një fitokompleksi ofron njëherësh më shumë përfitime, duke përmirësuar cilësinë e jetës së pacientit në përgjithësi.
Cefalea është sigurisht një gjendje që kufizon ndjeshëm gjendjen shëndetësore të pacientit. Nëse për forma më të lehta shpesh përdoren anti-inflamatorë, për ato më të rënda mund të arrijmë që të përdorim barna specifike si triptani. Pikërisht për sa i përket një përfaqësuesi të kësaj klase barnash, sumatriptanit, është testuar gingeri për trajtimin e migrenës së zakonshme. Si duke marrë 300 mg pluhur ginger (Zingiber officinalis) apo 10 mg sumatriptan, pacientët shfaqnin një përmirësim domethënës në intensitetin e dhimbjes së kokës pas dy orësh. Efikasiteti dhe sodisfaksioni i pacientëve me këto dy trajtime kanë qenë të ngjashme në këtë studim. Çfarë ndryshonte ishte profili i sigurisë: shumë më i mirë në rastin e përdorimit të gingerit.
Gjithmonë në lidhje me sistemin nervor, një tjetër patologji që ka parë ballafaqimin e barnave sintetike me fitoterapinë është ankthi. Në këtë rast përfaqësuese e fitoterapisë është passiflora (Passiflora incarnata), ndërsa oxazepam mban rolin e barit sintetik. Në këtë studim që zgjati 4 javë, pacientëve iu administruan çdo ditë 45 pika ekstrakt fluid passiflora ose 30 mg oxazepam. Pacientët nuk treguan ndryshime domethënëse midis dy protokolleve të trajtimit; ndryshime që në fakt u manifestuan gjatë performancës në punë, të cilat ishin penguar me përdorimin e benzodiazepinave.
Një nga efektet anësore të radioterapisë është shfaqja e mukositis. Për të zgjidhur këtë komplikim mund të përdoret një xhel bukal me bazë kortizoni, e sidomos (në studimin e konsideruar) triamcinolone. Jamballi (Glychirriza glabra) për shkak të vetive të tij qetësuese dhe anti-inflamatore është propozuar si alternativë për të trajtuar dhimbjen dhe ulceracionet e mukositis. Duke aplikuar një xhel mukoadeziv me bazë principin aktiv të barit sintetik ose të jamballit, pacientët kanë raportuar një reduktim më të madh të dhimbjes me jamballin që ka treguar se është në gjendje që të reduktojë më shumë ndjesinë e diskomfortit bukal.
Ndotja akustike mund të prekë aftësinë dëgjimore të individit dhe studime të shumta raportojnë efikasitetin e agjentëve antioksidantë në veçanti N-acetil cisteina, si parandalues për të kufizuar humbjen e funksionalitetit dëgjimor. Për shkak të karakteristikave të saj antioksidante, administrimi i 200 mg në ditë Panax ginseng është krahasuar me 1.200 mg NAC. Administrimi i dy ekstrakteve ka qenë në gjendje që të reduktojë Temporary Threshold Shift i shkaktuar te punonjësit e ekspozuar ndaj zhurmës gjatë punës së tyre. Nëse me pas konsiderojmë karakteristikat adaptogjenike të ginseng, mund të imagjinojmë sigurisht se përveç se punonjësit ndiheshin më mirë, rrjedhimisht punonin edhe më mirë.
Në fund të këtij raundi studimesh, duam të theksojmë se të gjitha janë publikuar gjatë 4 viteve të fundit. Ky aspekt evidenton një vëmendje gjithmonë e më të madhe nga bota shkencore, jo vetëm për të zbuluar karakteristika të reja të bimëve të njohura apo bimëve të reja për patologji të njohura, por dhe për të krahasuar efikasitetin real për sa i përket një terapie farmakologjike "klasike" dhe për të kuptuar kështu deri në cilën pikë një bimë mund të ndihmojë në zgjidhjen përfundimtare të patologjisë.


Luca Guizzon
Farmacist ekspert në fitoterapi. Për sugjerime, kërkesa dhe feedback: luca@guizzon.it


Burime:
- Clin Exp Hypertens A.1986;8(4-5):847-51
- Noise Health.2014 Jul-Aug;16(71):223-7. doi: 10.4103/1463-1741.137057.
- J Clin Pharm Ther.2001 Oct;26(5):363-7.
- Asia Pac J Clin Oncol.2017 Apr;13(2):e48-e56. doi: 10.1111/ajco.12295. Epub 2014 Oct 28.
- Asia Pac J Clin Oncol.2017 Apr;13(2):e48-e56. doi: 10.1111/ajco.12295. Epub 2014 Oct 28.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC