Fitoterapi

dhj62017

Kafe, çaj dhe çokollatë, kur me shijen vjen dhe shëndeti

Çokollata, kafeja e Amerikës së Jugut dhe çaji nga Lindja e Largët janë pije që kanë hyrë relativisht vonë, por fuqishëm në gastronominë perëndimore

Do të ishte sot e pamend t'iu hiqje anglezëve "çajin e orës pesë" ose "italianëve pushimin e kafes" apo çokollatën e nxehtë në dimër. Por këto pije përveç se kënaqin me shijen, zotërojnë edhe veti të dobishme për organizmin. Çaji jeshil (Camelia sinensis) nuk ka nevojë për prezantime, pasi tashmë janë të panumërta publikimet shkencore që i njohin atij vetitë antioksiduese dhe kemioparandaluese falë përmbajtjes së polifenoleve, në veçanti Epigallocatechin gallate (Eceg).
Ndonëse çaji jeshil është më i miri i llojit të tij në zonat e prodhimit, pra në Kinë dhe Japoni dhe pija më e konsumuar në botë pas ujit (në Kinë e përdorin përditë rreth 1 miliard njerëz), në perëndim ka pasur sukses sidomos çaji i zi. Procesi i pjekjes errëson gjethet e çajit duke oksiduar shumë komponentë. Kjo redukton së tepërmi fuqinë antioksiduese, por eliminon njëkohësisht edhe shijen e barit tipike e çajit jeshil, duke e bërë pijen më të këndshme. Megjithatë jo të gjitha vetitë kanë humbur. Një artikull i fundit në "Butacnum" nënvizon se si konsumi i çajit të zi arrin të përmirësojë pikun glicemik post-prandial si te njerëzit e shëndetshëm edhe te pre-diabetikët. Në një studim polifenolet e polimerizuara të çajit të zi u administruan bashkë me sakarozën dhe më pas u mblodhën kampionet e gjakut për vlerësimin glicemik dhe insulinemik çdo gjysmë ore deri në 2 orë pas marrjes. Polifenolet ulën zonën e rritjes së glicemisë si te njerëzit e shëndetshëm edhe te pre-diabetikët, pa modifikuar ende nivelet e insulinës. Mbetet për të vlerësuar cila mes varieteteve të shumta të çajit të zi është më e pasura me këto polifenole, duke parë varietetet e pranishme në treg.
E njëjta pyetje mund të shtrohet në lidhje me çajin jeshil. Edhe në këtë rast, duke ndërruar varietetet e çajit dhe rrjedhimisht shijen mund të pritet që përmbajtja e katekinave të ndryshojë shumë. Dobia e katekinave nuk është vetëm antioksiduese ose kemioparandaluese. Duke marrë çdo ditë 500ml çaj jeshil (570 mg katekina në total) për 8 javë, kërkimet Butacnum e Chongsuwat kanë treguar një përmirësim në ventilimin dhe rekuperimin gjatë dhe pas ushtrimit aerobik. Në veçanti është shtuar niveli i hemoglobinës së oksigjenuar dhe nivelet mioglobinës (në krahasim me placebon). Çaji është edhe një pije eksituese për shkak se përmban "teinë". Teina nuk është gjë tjetër veçse emri i një ksantofiline e cila mendohej se ishte përbërëse vetëm e çajit jeshil, por më pas u zbulua se në strukturë ishte e njëjtë me kafeinën më të njohur.

Kafeina e pranishme në çaj dhe kafe (Coffea arabica), përveç se ka një efekt stimulues në sistemin nervor qendror, ka edhe efekte të tjera të mundshme anësore për këto pije, të tilla si takikardia, gastriti dhe pagjumësia. Gjithashtu mund të shtrojë presionin vaskular prandaj nuk iu këshillohet njerëzve në risk kardiovaskular. Megjithatë një studim i fundit i Ota dhe Soga hedh dritë mbi të dhënat epidemiologjike që tregojnë se konsumi i kafes dhe çajit mund të reduktojë zhvillimin e diabetit tip 2. Asnjëherë si në këtë rast nuk duhet ekzagjeruar: në fakt duke shtuar dozat e kafes (dhe rrjedhimisht të kafeinës) mund të  ketë efekte akute në presionin e gjakut dhe rritje të kolesterolit (për shkak të lipideve të pranishme në kafe). Por nëse kafeina mund të jetë një aspekt për t'u vlerësuar për marrjen e kafes, sigurisht polifenolet dhe molekula të tjera ende të paspecifikuara të çajit dhe kafes arrijnë të modulojnë funksionin endotelial, metabolizmin e glukozës, transportin e kolesterolit dhe formimin e pllakave aterosklerotike.
Në këtë aspekt luajnë rol thelbësor edhe flavonoidet e çokollatës (Theobroma cacao). Përfitimet e çokollatës "së zezë" (75% e lart) janë të mëdha meqë përmbajtja e sheqernave ndikon efektet e dobishme të polifenoleve. Çokollata dhe në veçanti flavan-3-oli modifikon pozitivisht funksionin e trombociteve: redukton agregimin trombocitar, duke vepruar mbi adenozinën difosfate dhe trombinën.
Tradita e ngrënies së çokollatës në mal ka marrë konfirmim shkencor në një studim italian të vitit 2014, që ka treguar se çokollata e zezë zgjeron enët e gjakut dhe ul stresin oksidues nëpërmjet NOX-2. Në veçanti, çokollata e zezë përmirëson autonominë e ecjes në mal te pacientët me sëmundje arteriale periferike (peripheral artery disease).

 

Fonti
Asia Pac J Clin Nutr.2017 Jan;26(1):59-64. doi: 10.6133/apjcn.112015.08.
Biosci Biotechnol Biochem.2016 Dec;80(12):2412-2417. Epub 2016 Aug 26.
Mol Nutr Food Res.2013 Feb;57(2):191-202. doi: 10.1002/mnfr.201200283. Epub 2012 Nov 8.
BJ Am Heart Assoc.2014 Jul 2;3(4). pii: e001072. doi: 10.1161/JAHA.114.001072.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC